Mbyllet me shumë spektakël derbi në Anfield: Liverpooli gjunjëzon Manchester Unitedin

19 Janar 2020

Liverpooli e ka mposhtur 2-0 Manchester Unitedin në derbin që u zhvilluan në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

The Reds e filluan mjaftë mirë ndeshjes, pasi kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Virgil Van Dijk në minutën e 14-të me një asistim të Tret Alexander-Arnold.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti ta shënonte edhe golin e dytë në këtë takim me anë të Roberto Firminos, por që ai u anulua nga ndërhyrja e mëparshme e mbrojtësit holandez në David de Gean.

Liverpool vs Manchester United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

E njëjta situatë e përcolli edhe Georginio Wijnaldumin që shënoi një gol të bukur në fund të pjesës së parë, por ai u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Në 45 minutëshin e dytë, Djajtë e Kuq u këndellën dhe bënë më shumë presion në portën e vendasve, por pa efekt.

Liverpool vs Manchester United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer shpërdoruan disa raste, por të njëjtë gjë bënë edhe ata të Liverpoolit.

Por, The Reds arritën ta vulosin fitoren në minutën e 90’+3 me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

Liverpool vs Manchester United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në fund, gjashtë herë kampioni evropian i mori tri pikë të arta, duke e thelluar në 16 pikë diferencën ndaj Manchester Cityt.

Pas javës së 23-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 64 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të do të kenë punë me Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

💥 Virgil van Dijk has now scored the most #PL goals by a defender since the start of last season. #LIVMUNpic.twitter.com/XpagnPHwty

— BET.co.za (@betcoza) January 19, 2020

www.telegrafi.com