Mbyllet ndeshja dramatike: PSG triumfon me shumë mund ndaj Bordeaux

24 Shkurt 2020

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore dramatike ndaj Bordeaux në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1 me rezultat 4-3.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Ui-jo Hwang në minutën e 18-të.

Por, epërsia e tyre nuk zgjati shumë, shkaku që Edinson Cavani (25’) i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Angel Di Marias.

VAMOS ! ⚡️#PSGFCGB

🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/SewJbxJF2h

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 23, 2020

Parisienët e përmbysën rezultatin me golin e realizuar nga Maruqinhos (45+1’), e që u shërbye mjaftë mirë nga anësori argjentinas.

Mirëpo, Bordeaux e barazoi rezultatin në 2-2 me anë të Pablos në minutën e 45+5-të të kohës shtesë në pjesën e parë.

69' KYLIAN MBAPPÉ ! ⚽️ #PSGFCGB

😘 @KMbappe

🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/tJg1mDLGIp

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 23, 2020

Mesfushori brazilian u fut sërish në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 63-të, e që e riktheu kështu epërsinë.

Kylian Mbappe që u asistua nga Edinson Cavani e thelloi epërsinë në 4-2 në minutën e 69-të.

Quelle prestation de notre 〽️ATADOR @ECavaniOfficial ! 🔥#PSGFCGB

🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/eqm3Nkw2Z0

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 23, 2020

Mysafirët arritën që të ngushtonin epërsinë e kampionëve në fuqi në minutën e 83-të me anë të Ruben Pardo, e që ishte goli i fundit i takimit.

Pas javës së 26-të, PSG vazhdon të jetë lider me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të takohen me Dijonin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com