McGregor e ka mik, por Putin uron Khabibin për fitoren

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Tetor 2018 18:37

Kampioni i UFC për peshat e lehta, Khabib Nurmagomedov, zbuloi se mori një telefonatë urimi nga Presidenti rus Vladimir Putin, pas fitores së arritur kundër Conor McGregor.

30-vjeçari bëri një  ndeshje të shkëlqyer duke detyruar irlandezin të dorëzohej pasi e kishte kapur nga fyti në raundin e katërt, pas një beteje brutale. Por spektakli në kafaz mbeti në hije për shkak të sherrit masiv që shpërtheu në përfundim ta ndeshjes, kur Khabib kapërceu kafazin dhe u përlesh me pjestarët e skuadrës së McGregord, ndërsa shokët e tij goditën irlandezin brenda në oktagon.

Por Nurmagomedov zbuloi se më pas kishte marrë një telefonatë nga lideri i shtetit të tij, i cili i kishte thënë se ndihej krenar për fitoren e tij në UFC 229.

“Ky është një sport ku kundërshtarët respektojnë njëri-tjetrin dhe nuk dua që njerëzit të flasin keq për fenë, apo kombin, apo familjen. Nuk mund të flasësh për fenë, për mua është shumë e rëndësishme”, tha Khabib.

“E di që babai im do të më rrahë kur të kthehem në shtëpi. Kërkojë falje, Nevada, Las Vegas. Putin sapo më telefoni dhe më uroi duke thënë se ishte krenar për mua”, shtoi Nurmagomedov.

Telefonata e Putin për rusin në përfundim vjen si e papritur pasi gjatë Botërorit ai kishte ftuar McGregor për të ndjekur finalen mes Francës dhe Kroacisë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike