McGregor thotë ”fitova betejën”, Khabib e përqesh

08 Tetor 2018
McGregor thotë ”fitova betejën”, Khabib e përqesh

Conor McGregor u detyrua të dorëzohet përballë Khabib Nurmagomedov por në mënyrë të habitshme pretendon se ka humbur ndeshjen por fitoi betejën kundër rusit.

Në një postim në Isntagram ku dukej me sy të nxirë dhe i dërrmuar, irlandezi shkroi: “Humbëm ndeshjen por fituam betejën, lufta vazhdon”, ndërsa mbante në duar edhe një gotë nga uiski i prodhuar nga kompania e tij.

Pasi Khabib fitoi duelin për peshat e lehta në UFC, irlandezi kërkoi një revansh, një tjetër përballje me luftëtarin nga Dagestani.

Por Khabib i ka kthyer përgjigje po në rrjetet sociale, duke e përqeshur dhe këshilluar të qëndronte larg ideve të tilla. “Si vëllai-vëllait, pse nuk e merr më shtruar, sepse po më vjen keq që tani për ty. Të pata thënë që do të tregoja gjithçka më 6 tetor apo e fitove ti atë ndeshje? Iu kërkoj falje të gjithëve nëse ju kam fyer me fitoren time”, shkroi Nurmagomedov në një postim në Instagram.

Për momentin duket e vështirë që të mendohet një tjetër përballje mes të dyve, sidomos pas sherrit masiv që shpërtheu në përfundim të sfidës në oktagon, që përfundoi me arrestimin e tre prej pjesëtarëve të skuadrës së Khabib. Edhe vetë rusi rrezikon shumë për sjelljen e tij dhe mund t’i hiqet titulli i fituar me meritë të plotë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.