Më e vështirë ta humbiste se sa të shënonte, gabimi i Mbappes në ndeshjen Dijon-PSG

13 Shkurt 2020

Kylian Mbappe ka prodhuar njërën ndër huqjet më të mëdha deri më tani në këtë sezon.

Ylli francez nuk arriti që të shënonte nga afër në portën e Dijon në kuadër të përballjes në çerekfinale të Kupës së Francës.

21-vjeçari dështoi ta fuste topin në portën kundërshtare edhe pse ishte më e vështirë që ta humbiste atë.

Lexo po ashtu: Me fitoren bindëse ndaj Dijon, PSG kalon në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Pablo Sarabia dhuroi një pasim perfekt për fituesin e Kupës së Botës, mirëpo gjuajtja e tij la shumë për të dëshiruar.

Paris Saint-Germain e fitoi takimin 6-1 ndaj Dijon, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Francë. /Telegrafi/

Mbappe, I prefer not to speak. pic.twitter.com/UduysHVBOt

— quake (@QuakeV5) February 12, 2020

www.telegrafi.com