“Më e vështirë ta ndalosh Traoren se sa Ronaldon” – kështu thotë Jetro Willems

14 Janar 2020

Jetro Willems ka thënë se më e vështirë është ta ndalosh Adama Traoren se sa Cristiano Ronaldon.

Mbrojtësi i Newcastles u përballe me anëtarin e Wolverhampton Wanderers në barazimin 1-1 në fundjavën e kaluar.

Holandezi ka thënë se 23-vjeçari jo vetëm që është i fortë fizikisht, por ai është edhe shumë i shpejtë.

Jetro Willems (Foto: Robbie Jay Barratt – AMA/Getty Images/Guliver)

“Ai (Traore) njihet si lojtar i shpejtë në futboll dhe kjo është e vërtetë. Më pëlqen të mendoj se edhe unë jam i shpejtë – së paku para se të përballesha me të! Ajo ishte diçka tjetër”, ka thënë Willems.

Lexo po ashtu: Forma e shkëlqyer te Wolves – Liverpooli tenton transferimin e Adama Traores

“Kam luajtur edhe kundër Ronaldos, që është lojtar i shpejtë, por jo edhe aq. Natyrisht, ai ka driblime të mrekullueshme, por që kur përballesh me dikë më të shpejtë, e kuptoni dobësinë”, ka shtuar më tej ai.

Traore është duke shkëlqyer te Wolves dhe shumë skuadra e duan transferimin e tij, mirëpo klauzola e tij e largimit është 82 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan