Me fitoren ndaj Dortmundit, Flick arrin rekordin e Guardiolas me Bayernin

26 Maj 2020

Hans-Dieter Flick e ka regjistruar fitoren e 15-tĂ« nĂ« 18 ndeshjet e tij tĂ« para nĂ« Bundesliga si trajner i Bayern Munichut – njĂ« rekord qĂ« vetĂ«m Pep Guardiola e kishte arritur nĂ« histori tĂ« klubit.

Bavarezët fituan ndaj rivalit për titull, Borussia Dortmund, me një gol të bukur të shënuar në Signal Iduna Park nga Joshua Kimmich.

Vendasit patĂ«n raste e tyre dhe njĂ« moment tĂ« dyshimtĂ« penalltie, mirĂ«po nuk ia dolĂ«n qĂ« sĂ« paki tĂ« nxirrnin barazim nĂ« sfidĂ«n qĂ« njihet si klasikja gjermane, ‘Der Klassiker’.

Lexo po ashtu: Bayern Munich bĂ«n njĂ« hap tĂ« madh drejt titullit – mposht Borussia Dortmundin dhe largohet shtatĂ« pikĂ«

Falë këtij triumfi, Bayerni tashmë e ka shtuar diferencën në krye të tabelës dhe ka shtatë pikë më shumë se BVB që tash do ta ketë të vështirë ta arrijë në garën për titull.

15/18 – Hansi #Flick has won 15 out of his first 18 #Bundesliga games in charge of @FCBayernEN, the only other manager to do so was #Pep Guardiola. Decisive? #BVBFCB pic.twitter.com/2vr1AtbbhN

— OptaFranz (@OptaFranz) May 26, 2020

Bayer Leverkusen (2-1), RB Leipzig (0-0) dhe Borussia Monchengladbach (2-1), janë të vetmet skuadra që i kanë marrë pikë skuadrës nën drejtimin e Flick, i cili në nëntorin e vitit të kaluar e zuri vendin e Niko Kovac. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com