Më i paguari, por De Gea në Botëror lë për të dëshiruar

David De Gea mund të ketë fituar “Dorezën e Artë” në Premier League, por në Kupën e Botës është portieri që ende nuk ka bërë një pritje. Spanjolli pësoi tre gola kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse, duke përfshirë dhe kontestimet që mori pas shënimit të golave nga Cristiano Ronaldo. 27-vjeçari De Gea, u përball vetëm me tre gjuajtje në kuadrat gjatë ndeshjes së parë dhe dështoi te të treja. Ndërsa në ndeshjen e dytë Spanja u përball me Iranin ku fituan 1-0. Në minutat e takimit kundër Iranit, sulmues Saeid Ezatolahi gjuajti në kuadrat, por më parë ai ishte zënë në pozicion jashtë loje.

FIFA ka renditur të parin portierin e Meksikës Guillero Ochoa, i cili ka bërë më shumë pritje në këto ndeshje të Kupës së Botës. Ai ka shpëtuar portën 14 herë në dy ndeshje, ku përqindja e shpëtimit të kuadratit është 93.3 përqind.

I dyti është danezi Kasper Schmeichel, i cili ka bërë 10 pritje për kombëtaren e tij duke marrë një pozicion favorit në skuadër si dhe është treguar vendimtar për kalimin e grupit. Vetëm dy portierë kanë mbajtur të pastër kuadratin e portës së tyre, Fernando Muslera i Uruguait dhe Danijel Subasic i Kroacisë.

Ndërkohë që portieri i United, De Gea në këtë Kupë Bote është më i dobëti edhe pse është më i paguari në botë. Ndërkohë që në merkato ai kërkohet nga Real Madrid dhe rroga e tij vjetore është 18.4 milion paund. Ndërsa Djajtë e Kuq duan që ta mbajnë ende në Old Trafford. Kampionët e Europës, Real Madrid, janë në kërkim të një portier, ndërsa ata pritet që t’i ofrojnë De Gea-s një marrëveshje pesë vjeçare për të ardhmen kur të kthehet nga Kupa e Botës. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan