”Më kërkoi Barcelona, por në fund vendosa të qëndroj te Bayern”

18 Tetor 2018

Philipp Lahm, ish-futbollisti i njohur i Gjermanisë, i cili karrierën e ka zhvilluar te Bayern, ka pranuar se Barcelona e donte në radhët e saj, në të shkuarën dhe se do ta kishte më të lehtë për të fituar Champions League . “Një skuadër, ku do të ishte më e lehtë për ta fituar Ligën e Kampionëve se sa me Bayernin”, – tha Lahm në një deklaratë për “Bild”.

“Barcelona më kërkoi. Katalanasit kishin një ekip tepër të mirë, kështu që do të ishte më e lehtë për ta fituar Champions League atje. Megjithatë, doja ta bëja këtë me njerëzit që njihja dhe me të cilët kisha luajtur kaq shumë vite”.

Lahm u rrit në akademinë e Bayern dhe nga viti 2002 deri në vitin 2017, lojtari gjerman ishte te gjigantët bavarezë, me një pushim të shkurtër te Stuttgart. Ai filloi si mbrojtës krahu, por ishte Pep Guardiola i cili e shndërroi atë në një mesfushor. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.