Me Mourinhon si trajner, ky mund të jetë formacioni i Newcastle për sezonin e ri me shumë yje

09 Qershor 2019

Me Jose Mourinhon që po lidhet me një kalim të mundshëm te Newcastle United, ai pritet të ndërtojë një skuadër që mund të luftojë madje edhe për trofe në Angli.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit është bërë prioritet i Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan që thuhet se është shumë afër ta blejë klubin nga Mike Ashley.

Marrëveshja thuhet se është arritur në mes të stafit të sheikut dhe pronarit aktual të Newcastle në muajin prill, mirëpo ajo mund të bëhet publike në muajin korrik.

Formacioni i mundshëm i Newcastle United për sezonin e ri (Foto: The Sun)

Kjo do të thoshte se Mourinho do të kishte një buxhet të lartë në dispozicion për transferimet e verës, e që skuadra do t’i kishte disa yje.

Lexo po ashtu: Mourinho iu ka thënë shokëve se do ta konsiderojë seriozisht punën e trajnerit te Newcastle Unitedi nëse blihet nga sheikët  

Në skuadrën e Newcatle mund të transferohen lojtarët, si Radamel Falcao, Andre Gomes, Ruben Dias, Gary Cahill, Antonio Valencia dhe Juan Mata.

Formacioni i mundshëm i Newcaslte për sezonin e ri: Dubravaka, Valencia, Cahill, Dias, Fernandes, Mata, Gomes, Almiron, Mateta, Falcao, Perez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com