Më në fund Giroud shënon dhe i jep Chelsea-s kualifikimin (video)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 22:08
Francezi gjen golin pas 794 minutash

Olivier Giroud shënoi një gol vendimtar në takimin në transfertë ndaj Bate Borisov-it sot dhe i dha kualifikimin Chelsea-s për në fazën pasardhëse të 1/16-ve. Por paraqitja e bërë nga blutë e Londrës në Bjellorui nuk i pëlqeu aspak trajnerit Maurizio Sarri, i cili në stol u pa mjaft i irrituar.

Që nga fillimi i pjesës së parë Chelsea ishte një skuadër më sulmuese dhe sulmoi më shumë në drejtim të portës kundërshtare. Duhet thënë se në Ligën e Evropës, londinezët edhe pse kanë fituar, kanë qenë të kursyer në gola ndaj rivalëve. Dhe italiani diçka të tillë dëshiron ta ndryshojë sa më parë. Me këtë fitore, Chelsea prin në Grupin L të Europa Ligës më 12 pikë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike