Më në stres se kaq Morata nuk mund ta vinte Wenger-in

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 09:51
Francezi ka dy fjalë për spanjollin

Ka qenë mjaft interesant për t'u parë nga një tjetër këndvështrim sjellja e Arsene Wenger-it në takimin kundër Arsenal-it në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

Tekniku francez I dënuar me 3 takime, ndodhej në zonën e rezervuar për mediet.

Por ankthi I tij ishte I madh, gjatë lojës, si me të tijtë ashtu edhe me futbollistët rivalë.

Në një moment gazetarët anglezë e kapën atë duke u ankuar për Morata-n.

“Sa herë që ai shtrihet në tokë, është një m..goditje dënimi”, u dëgjua të thoshte gjatë pjesës së dytë.

Ky barazim I marrë nuk e kënaq shumë “topçinjtë”, për më tepër që duhet thënë që asnjë klub nuk është eliminuar më shumë në gjysmëfinale në League Cup më shpesh se sa ata (7 herë).

Chelsea gati 80 milionë paund për mbrojtësin e Napolit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 17:45
Gjigantët italianë paralajmërojnë anglezët

Chelsea vazhdon të ketë interes për Kalidou Koulibaly. “Blutë e Londrës”, pas emërimit të trajnerit të ri, Maurizio Sarri kanë nisur punën për afrimet e reja në këtë merkato. Disa emra lojtarët të Napolit, prej disa muajsh janë përfolur që mund të veshin fanellën e gjigantëve angleze por mbetet të shohim nëse do t’ja arrijnë.

Njëri prej tyre është mbrojtësi senegalez, i cili ëshë i parapëlqyer nga tekniku Sarri së bashku me shqiptarin, Elseid Hysaj. Plot 80 milionë paund ka ofruar Chelsea për të marrë shërbimet e tij, por siç shkruajnë mediat britanike, Napoli ka refuzuar që t’a shesë 27-vjeçarin.

Londinezët u paralajmëruan që të qëndrojnë larg nga Koulibaly dhe Jose Callejon, në mënyrë që të lehtësonin lëvizjen e tyre me Sarrin, i cili u prezantua së fundmi në “Stamford Bridge”. Ish-tekniku i napolitanëve mori me vete në kryeqytetin anglez, mesfushorin Jorginho për 53 milionë paund. “The Sun” shkruan që drejtuesit e klubit italian ia kanë bërë të ditur atyre të Chelseas, që të mos tentojnë as për mbrojtësin e djathtë, Elsi Hysaj. Madje, sipas tabloidit në fjalë, Napoli do të ndërmarrë masa nëse klubi anglez do të tentojë përsëri për të marrë lojtarët e tij.

Në fjalën e tij, Sarri pasi u emërua trajneri i londinezëve tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu te Chelsea dhe në Premier League. Është një periudhë emocionuese, e re në karrierën time”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Shkëlqeu me Belgjikën, Courtois i vë kushte Chelseas

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 14:33
Portieri 26-vjeçar i londinezëve

Thibaut Courtois ka bërë një paraqitje fantastike me përfaqësuesen e tij Belgjikën në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Pas kësaj përformance ai i ka kërkuar drejtuesve të Chelseas që t’ja përmirësojnë kushtet e pagesës. Ky i fundit është i pakënaqur me ofrtën 200 mijë paund në javë që i ka ofruar klubi londinez në kontratën e re dhjetorin e kaluar. Ndaj ka refuzuar që të nënshkruajë.

Lajmet për largimin e mundshëm të Eden Hazard, kanë shkaktuar tension dhe polemika në “Stamford Bridge”, pasi gjigantët kryeqytetas nuk dëshirojnë që sulmuesi të largohet. Por, shanset janë që Hazard të transferohet në Bernabeu te Real Madrid. Duke parë situatën e tensionuar, Courtois ka menduar që të bisedojë me drejtuesit dhe të vendosë për kushtet e reja në kontratë, ku natyrisht do të diskutojë për pagën.  

I pyetur nëse ai do të vazhdojë të luajë në Londër ai tha: “Unë do të kthehem sigurisht, dhe do të shoh se çfarë duan- dhe si thonë ata. Natyrisht që në Kupën e Botës i kam injoruar të gjitha spekulimet dhe thashethemet që ishin përhapur. Në ditët e ardhshme do të bisedoj me agjentin tim dhe do të shoh se çfarë ka thënë Chelsea, pastaj mund të flasim. Por unë ndihem i lumtur te blutë, nuk është se unë domsdoshmërisht dua të largohem”- tha gardiani belg.

Courtois ka treguar padyshim që ishte portieri më i mirë i këtij turneu në Rusi.

“Jam shumë i lumtur me përformancën e ekipit dhe për paraqitjet e mia. Unë e di që ky është niveli im, pavarësisht se njerëzit më cilësojnë një ‘portieri të keq’, por mendoj se ua kam vërtetuar të kundërtën atyre që kanë thënë diçka të tillë. Ky është niveli im”- pohoi 26-vjeçari.

Pas fitores me Anglinë ai theksoi se mund të jetë koha që të provojë një aventurë të re, me një ekip të ri.

“Pas gjashtë viteve të mrekullueshme te Chelsea, mund të jetë koha për të bërë diçka ndryshe. Sigurisht pas Botërorit. Unë mund të vendos nëse dëshiroj të qëndroj apo të iki. Por, Chelsea do të marrë vendimin përfundimtar- nëse ata do të më lejojnë të largohem. Ju e dini destinacionin time të preferuar”- përfundoi ai. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare/ Felipe Anderson transferohet te West Ham

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 11:46
Braziliani i thotë lamtumirë Lazio-s

Felipe Anderson përshëndet zyrtarisht Lazio-n dhe bëhet futbollisti më i paguar në historinë e West Ham-it. Që të mund të kenë shërbimet e talentit brazilian, “Çekiçët” paguan rreth 38 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Futbollisti firmosi një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.

“West Ham është një klub me traditë të madhe dhe shumë futbollistë të mëdhenj kanë luajtur këtu. si për shembull Bobby Moore, Carlos Tevez e Paolo Di Canio. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, është një ëndërr që do të realizohet.” ishin fjalët e para të brazilianit te skuadra e re angleze

Kështu, Felipe Anderson e mbylli eksperiencën e tij si bardhekaltër me 177 takime dhe me 34 gola. Këto shifra e bëjnë atë futbollistin amerikano jugor me më shumë ndeshje me fanellën e Lazio-s. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

City tërbohet me Napolin për ''driblimin'' me Jorginhon

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Korrik 2018 23:22

Pep Guardiola dhe drejtuesit e Manchester Cityt janë tërbuar me Napolin dhe e kanë akuzuar se kanë detyruar Jorginhon që të shkojë te Chelsea për të përfituar më shumë para si dhe për të pasur më të lehtë të merrnin një shumë të majme edhe për kalimin e Maurizio Sarrit në “Stamford Bridge”.

Pak javë më parë Jorginho dukej një lojtar i Cityt, që ishte i gatshëm të kalonte në llogaritë e Napolit plot 44 milionë paund, por në fund italo-braziliani vendosi të bashkohet me Blutë të cilët paguan 53 milionë paund për të.

Fakti që zyrtarizimi i Sarrit u shty me një ditë pasi Jorginho nuk kishte kryer ende vizitat mjekësore, për drejtuesit e Cityt është tregues që italianët i kanë bërë presion lojtarit nga frika se Chelsea nuk do të paguante 7 milionë paund për të prishur kontratën e trajnerit napoletan me klubin.

Dhe rolin kryesor në këtë lëvizje të sekondës së fundit duket se e ka luajtur menaxheri i Jorginhos, Joao Santos, i cili sipas Cityt kishte organizuar edhe vizitat mjekësore të lojtarit në Manchester, por në fund iu dorëzua presionit të Napolit që mbylli një marrëveshje me Chelsean për plot 60 milionë paund.

Sipas medieve britanike, edhe vetë Jorginho kishte folur me Pep Guardoilën për t’i thënë se i pëlqente të luante nën drejtimin e tij në “Etihad”, por Santos ka këmbëngulur që ai të pranojë ofertën e londinezëve. Mesfushori ka firmosur në Londër për pesë vjet dhe është i pari që i bashkohet skuadrës këtë verë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.