Më sytë nga Europa, Shehi kërkon fitoren ndaj Laçit: Sfidë e vështirë ndaj një rivali direkt

16 Maj 2021

Derbi ishte një tjetër shans i shpërdoruar për Tiranën, mbyllën një sezon pa arritur të mposhtin rivalët e përjetshëm por tashmë Orges Shehit i kërkohet të shpëtojë objektivin e fundit të mbetur në valle, prezencën në Europë. Bardheblutë luajnë këtë të hënë ndeshjen më përcaktuese për këtë objektiv, presin Laçin në kryeqytet, një kundërshtarë që meriton respekt dhe vlerësim maksimal:

PËRBALLJA NDAJ LAÇIT- Gjithë opinioni futbollistik e konsideronte favorit për fitimin e titullit, për vetë organikën që ka, kjo është reale. Është një skuadër shumë e fortë dhe në këto momente janë rivali jonë. Kur luan ndaj një rivali direkt duhet të kesh shumë kujdes dhe të interpretosh mirë këtë “finale”.

JU KENI FITUAR NË LAÇ, ATA NË TIRANË- Nuk është shumë e çuditshme sepse të dyja skuadrat kanë lojtarë me kualitet. Miti i fushës në Shqipëri ka rënë, nuk më shumë e vështirë të fitosh në fushë kundërshtare. Të dyja skuadrat kanë terren të mirë për të luajtur, kanë kontingjent të mirë, kështu që nuk është çudi të fitosh atje dhe të humbësh brenda.

BARAZIMI NË DERBI- Vijmë pas një ndeshje të mirë në derbi, sigurisht që kemi shpenzuar shumë energji sepse derbi është i tillë, kërkon përqendrim dhe impenjim fizik maksimal dhe tani përballemi me një kundërshtar po aq të fortë sa Partizani. Çfarë duhet të bëjmë më mirë? Mendoj se duhet të vazhdojmë ecurinë e javëve të fundit dhe të jemi sa më konkret. Të jemi sa më konkretë sepse nuk ka më mundësi për të shlyer gabimet.

GJENDJA E SKUADRËS- Ka shumë pak ditë në kohë. E rëndësishme është të rikuperojmë energjitë e lojtarëve. Derbi na la pasojë Torasën, që nuk do të jetë nesër për shkak dëmtimi dhe daljes nga loja me Partizanin. Ky është dëmi që na solli derbi.

EUROPA- Nëse fitojmë me Laçin, hedhim hap të rëndësishëm sepse i barazojmë me pikë, por mbeten edhe dy javë të tjera që kërkojmë impenjim sepse çudirat në këtë kampionat nuk kanë fund. Edhe ato skuadra që konsiderohen të lehta në letër, të marrin pikët dhe fillon i qan pastaj.

TEUTA APO PARTIZANI PËR TITULL? Nëse nuk do luanim në të njëjtin orar, do përgjigjesha, por luajmë në një orar dhe jam i përqendruar te ndeshja jonë.

Aty është përqendrimi ynë dhe nuk duam të dimë ç’bëjnë të tjerët. Është hera e parë që distanca na lejon të kemi në dorë vetë situatën, pas gjithë diferencës që kemi pasur. Po të fitojmë, ngjitemi lart dhe jemi të përqendruar maksimalisht në këtë takim”, u shpreh Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan