Me zemër të thyer Neymar mori lajmin për vdekjen e Kobe Bryant – shënoi më pas gol dhe ia dedikoi legjendës së basketbollit

27 Janar 2020

Neymar e ka marrë me shumë pikëllim lajmin e vdekjes së Kobe Bryant.

Ylli brazilian ishte duke luajtur në përballjen që Paris Saint-Germain e fitoi 2-0 në udhëtim ndaj lilës në kuadër të javës së 21-të në Ligue 1.

27-vjeçari ishte njoftuar se legjenda e basketbollit ka humbur jetë në një aksident me helikopterin me të cilin po udhëtonte së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare.

Lexo po ashtu: Konfirmohet: Në helikopterin ku humbi jetën Kobe Bryant, ishin nëntë persona duke përfshirë edhe pilotin

Neymar kishte shënuar golin e tij të parë në takim në minutën e 28-të, mirëpo në pushimin e pjesës së parë kishte marrë lajmin e hidhur.

Me t’u futur në 45 minutëshin e dytë, braziliani shihej se ishte i pikëlluar, gjersa PSG fitoi një penallti në minutën e 52-të.

Lexo po ashtu: Identifikohen disa prej viktimave nga aksidenti me helikopterin e Kobe Bryant, në mesin e tyre ishte edhe një çift bashkë me vajzën e tyre

Neymari e mori përgjegjësinë ta gjuante dhe arriti të shënonte, duke ia dedikuar atë gol Kobe Bryant me sinjalizimin e numrit 24, numër ky që bartej nga legjenda e basketbollit në fanellë.

Braziliani shihej se nuk ishte më në disponim për lojë, mirëpo që ia doli ta mbyllte takimin. /Telegrafi/

Neymar throws up the 24 for Kobe 💜 pic.twitter.com/mPUveZpNA2

— NBA Central (@TheNBACentral) January 26, 2020

www.telegrafi.com