Mediat bëhen bashkë për të transmetuar “Rusi 2018”

Mediat bëhen bashkë për të transmetuar “Rusi 2018”

Korporata amerikane e masmedias “21st Century Fox” po bashkëpunon me kompaninë  “Twitter Inc” dhe “Snap Inc” për të transmetuar programe direkte dhe momentet më pikante që do të vijnë nga cdo ndeshje Botërorit “Rusi 2018”.

Kompania amerikane njofton se kanali i saj Fox Sports do të transmetojë ҫdo ditë nga 14 qershori deri në 15 korrik nga Sheshi i Kuq i Moskës duke dhënë renditjet e skuadrave, studimet paraprake të ndeshjeve dhe videot në ҫdo kohë me momemtet më të mira nga çdo sfidë.

Ndërsa për audiencën e Snapchatit do të editojë modele revistash të quajtura “Publisher Stories”. Gjithashtu Snapchat do të prodhojë dhe programin “Our Stories” me golat më të spikatur në Kampionatin Botëror të Rusisë të këtij viti dhe momentet më të mira që do të transmetohen nga Fox Sports.

Kontributi i kompanive mediatike të rrjeteve sociale në transmetimin e programeve nga disiplinat e ndryshme sportive është shumë e njohur në SHBA. Snapchat ka firmosur një marrëveshje disavjeҫare për raportimin para ҫdo sfide dhe një emision të dedikuar prej 30 minutash për ҫdo ndeshje të NFL. /EDS/