Mediat britanike, Prishtina probleme me vizat për Gjibraltar

26 Qershor 2019

Kundërshtarët e mundshëm të Glasgow Rangers në Ligën e Evropës, FC Prishtina po has në vështirësi në sigurimin e vizave për ndeshjen e dytë kthyese me St Josephin.

Prishtinasit do të takohen me skuadrën nga Gjibraltari gjatë ditës së nesërme në stadiumin Fadil Vokrri, por po kanë probleme në sigurimin e vizave për ndeshjen kthyese në këtë vend bregdetar.

Presidenti i klubit bardhekaltër, Remzi Ejupi pranoi se është i shqetësuar për situatën e krijuar para takimit të dytë.

“UnĂ« jam shumĂ« i shqetĂ«suar rreth problemeve nĂ« marrjen e vizave pĂ«r lojtarĂ«t dhe stafin sesa pĂ«r rezultatin kundĂ«r St Joseph’s. Ne luajmĂ« ndeshjen e kthimit nĂ« Gjibraltar javĂ«n e ardhshme, por ende nuk kemi asnjĂ« shenjĂ« se do tĂ« marrim vizat”, tha ai, raporton thescottishsun.

“Kemi shkuar pĂ«rmes MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, por na kanĂ« thĂ«nĂ« tĂ« aplikojmĂ« pĂ«rmes Gjibraltarit, por ende nuk kemi asgjĂ«. Ne jemi tĂ« shqetĂ«suar dhe nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ« qĂ« njĂ« klub si i yni nĂ« njĂ« garĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme evropiane, duhet tĂ« shqetĂ«sohet pĂ«r njĂ« çështje si vizat”.

“NĂ« fushĂ«, besoj qĂ« duhet tĂ« kualifikohemi pĂ«r raundin tjetĂ«r dhe tĂ« luajmĂ« kundĂ«r Rangersit. Por, jashtĂ« fushĂ«s po qĂ«ndrojnĂ« problemet”, tha ai.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 2 korrik (e enjte) në stadiumin Victoria, i cili ka kapacitet prej dymijë ulësesh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com