Mediat spanjolle ‘gozhdojnë’ Barcelonën pas humbjes ndaj Bayern Munich ku pranuan tetë gola: Turpërim historik!

15 Gusht 2020

Mediat spanjolle e kanë sulmuar ashpër Barcelonën pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich me rezultat 8-2.

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, nga shumë kush është konsideruar si finale para finales, por nuk doli ashtu.

Bayern Munich e fitoi çdo pjesë lojë me rezultat 4-1, duke shënuar një prej fitoreve më të thella në histori në Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu: Bayerni i pamëshirshëm, shkatërron Barcelonën dhe siguron plasmanin në gjysmëfinale të LK

E përdishtmja katalunase Mundo Deportivo, humbjen e ka titulluar: “Turpërim historik për Barçën në Champions!”.

Tjetër gazetë lokale nga ky qytet Sport e ka titulluar artikullin e tyre: “Turpërim historik i Barçës”.

Edhe mediat tjera nga qyteti i madridit kanë qenë kritikë me humbjen e thellë të pesë herë kampionëve.

Marca e ka titulluar pas ndeshje artikullin e tyre me këtë titull: “Turpërim për histori: Bayern fiton 8-2 ndaj Barcelonës!”.

E fundit por jo nga rëndsia, AS, artikullin kryesor e ka titulluar: “Kasaphane historike e Barçës!”.

Nuk mbahet mend që Barcelona ta keë humbur ndonjë ndeshje në Evropë me këtë rezultat. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com