REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Minutat e merkatos së dimrit po mbarojnë

Mediat spanjolle: Icardi merr numrin e fanellës së Benzema

11 Janar 2018 21:53

Lojtari më dashur në ambientin e Interit është gati të ndërrojë fanellë. E përditshmja sportive spanjolle “Diario Gol” aludon se qendërsulmuesi argjentinas ka vendosur përfundimisht të aktivizohet në shtetin iberik me gjigantët europianë të Real Madrid.

Diario shkon dhe më tej duke treguar se 24-vjeҫari do të marrë numrin e pozicionit të tij natyral, që mbahet aktualisht nga Karim Benzema. “Los Blancos” janë vënë në ndjekje të Icardit prej disa vitesh, por shifra marramendëse prej 100 milionë € ka bllokuar transferimin e tij në shtëpinë e shumëdëshiruar të Madridit.

Madrilenët i besuan për një kohë të gjatë francezit Benzema, por kriza e sezonit të fundit, largimi nga objektivat madhorë dhe një shterim prurjesh të bujshme në “Santiago Bernabeu”, mund të kthehen në faktorët katalizatorë të nënshkrimit me “qitësin” argjentinas Mauro Icardi.

Presidenti i Realit Florentino Perez nuk dëshiron të humbasë kohë në përshpejtimin e një blerje të goditur nisur nga pretendimet e Zidane që nuk dëshiron asnjë prurje të re në Madrid këtë janar. Por dhe sinjalet nga Katalunja ku Coutinho iu bashkua ekipit të Barcelonës po e tensionon më tepër klimën në ambientin e kampionëve të Europës.

Minutat e merkatos së dimrit po mbarojnë dhe klubit “mbretëror” bashkë me trajnerit Zidane duhet të veprojnë në kohë rekord për të kthyer Realin në nivelin superior që tifozët madrilenë kërkojnë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Messi dhe Suarez realizojnë dopietë

Barcelona e kthen në stërvitje ndeshjen me Betis (video)

21 Janar 2018 22:52

Pas disfatës në Copa del Rey, Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga duke mposhtur me rezultatin e pastër 5-0 Betis në transfertë. Kjo ishte fitorja e 17-të për katalanasit në kampionat, ndërsa kanë regjistruar edhe tre barazime në 20 ndeshje. 45’ minutat e para të takimit u mbyllën me rrjeta të paprekuar, por me raste nga të dyja skuadrat. Joaquin pati një mundësi të shkëlqyer, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Në të dytën filloi festivali i golave me katalanasit që e dërguan plot pesë herë sferën në rrjetë. Fillimisht ishte Rakitiç, ai që kaloi në epërsi miqtë në minutën e 59’, ndërsa 5’ minuta më vonë Messi dyfishoi rezultatin. Në aksionin e radhës të rrezikshëm Barça shënoi edhe golin e tretë me anë të Luis Suarez. 10’ minuta para fundit, Messi vuloi fitoren, duke shënuar golin e katërt dhe të dytin personal. Në fund argjentinasi dha një top të shkëlqyer për Suarez, i cili në pozicion të favorshëm nuk gabon duke e dërguar në rrjetë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-trajneri i Argjentinës ndoshta ndikohet nga Messi

Maradona shpërfill Cristiano Ronaldo-n

21 Janar 2018 20:10

Shumë njerëz argumentojnë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë ne historinë e futbollit, por Diego Maradona nuk pajtohet me këtë këndvështrim. Sulmuesi i Real Madridit është në nivel me Lionel Messi-n në aspektin e “Topave të Artë”, me pesë secili, por Maradona beson se ai ka edhe shumë punë për të bërë.

"Gjithkush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë, por unë nuk mendoj se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori", tha argjentinasi në një intervistë me “Telesur”.

“Unë e respektoj karrierën që ai ka. Ai ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë nga kjo pikë ku ne po flasim deri në pikën, që të bëhet futbollisti më i mirë në histori”, shtoi ish-ylli i Argjentinës. Pak kohë më parë Ronaldo tha, se dëshiron të fitojë shtatë “Topa të Artë”, por mbetet për t'u parë nëse ai do ta arrijë këtë gjë dhe nëse kjo do të kënaqë Maradona-n. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Cristiano Ronaldo i kushton vëmendje pamjes së jashtme

U gjakos, Ronaldo u bën kërkesë të çuditshme mjekëve

21 Janar 2018 18:49

Cristiano Ronaldo rikthehet protagonist, por jo vetëm me gola. Sulmuesi portugez, i cili është i mirënjohur për vëmendjen e veçantë që i kushton vetes në lidhje me paraqitjen fizike, sot dha një imazh të çuditshëm.

Në minutën e 83-të, sulmuesi shfrytëzoi një goditje të mirë nga e djathta e Lucas për të shënuar një gol të madh, megjithatë, në momentin e gjuajtjes, mori një goditje në kokë nga mbrojtësi Schär, i cili i krijoi një plagë në vetullat e tij.

Situata më qesharake vjen më vonë. Asistentët mjekësor shkuan menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën lojtarit, por, ai kërkoi celularin tek mjeku i ekipit për të parë plagën e shkaktuar nga përplasja në lojë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesin nuk e duan tifozët

Shënoi vetëm dy gola, fërshëllima në “Santiago Bernabeu”

21 Janar 2018 18:33

“Santiago Bernabeu” fërshëllen sulmuesin Karim Benzema. Futbollisti francez, i cili mungonte që prej 23 dhejtorit në skuadrën e Zinedine Zidane pas dëmtimit që pësoi në “El Clasico” kundër Barcelonës, hyri në lojë në minutën e 63 pasi zëvendësoi Borja Mayoral.

Por, në kohën e zëvendësimit, tribunat e stadiumit nuk duartrokitën, por ata hodhën poshtë lojtarin e tyre duke fërshëllyer. Në kohën kur ai po hynte brenda vijave kufizuese, një pjesë e vogël e tifozëve duartrokiti, ndërsa pjesa tjetër fërshëlleu sulmuesin.

Francezi, i cili ka vlerësim maksimal në kampion e “Los Blancos”, ka shënuar vetëm dy gola në La Liga për këtë sezon. Kriza e tij, por edhe e gjithë skuadrës po shihet edhe në tabelën e renditjes, ku janë diferencuar ndjeshëm nga vendi i parë që mbahet nga rivalët e Barcelonës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment