Mediat spanjolle zbulojnë arsyen pse Ronaldo refuzoi Milan dhe PSG-në

Cristiano Ronaldo, sipas “El Mundo” ka refuzuar Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United para se të bashkohej me Juventus. Ylli portugez u largua nga Real Madrid pas nëntë viteve të lavdishme në Bernabeu për të nënshkruar me kampionët e Italisë.

Transferimi i tij kapi vlerën e 105 milionë eurosh nga madrilenët te “Zonja e Vjetër”. Besohet se ai hodhi poshtë një marrëveshje me vlerë prej 26.7 milionë eurosh nga drejtuesit e Realit, duke refuzuar qëndrimin në Madrid. Agjenti i tij, Jorge Mendes tha se lojtari mund të largohej nëse një nga ekipet ishte në gjendje të paguante shumën e kërkuar për kartonin e portugezit.

Siç pretendon “El Mundo” gjigantët e Serie A, Milan janë të parët që kanë bërë një ofertë për pesë herë triumfuesin e Topit të Artë. Mbështetur nga biznesmeni kinez Li Yonghong, kuqezinjtë u përpoqën që të merrnin shërbimet e kapitenit luzitan për 133 milionë paund. Mirëpo, CR7-ta nuk kishte interes të luante në ‘San Siro’ për shkak se Milan nuk luante në nivelet e larta të Evropës. Përveç shtatë herë kampionëve të Champions League, edhe ish-ekipi i tij, Manchester United thuhet se ka kontaktuar me drejtuesit e galaktikëve për t’i dorëzuar ofertën, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Siç shkruan media spanjolle në fjalë, oferta e tyre ishte e ulët dhe në atë moment në garë u fut edhe PSG. Kampionët e Ligue 1 kontaktuan me Mendes për të gjetur akordin, por Ronaldo kishte frikë se Reali mund ta përdorte për të marrë Kylian Mbappe ose Neymar që të zëvendësojnë atë, ndaj i refuzoi. Mundësia më e mirë për të ishte Juventus, dhe për këtë rast filloi të interesohej vetë.

“Më pëlqen Juventus, pasi është një klub i organizuar dhe nuk harroj se ata u përpoqën të nënshkruanin me mua kur isha pjesë e Sportingut”- argumentoi Ronaldo.

Sulmuesi portugez ka shënuar tre gola në shtatë ndeshje deri më tani me bardhezinjtë në Serie A, ndërsa në Champions League ende nuk e ka gjetur rrjetën. Ai do të mungojë në ndeshjen e radhës, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Valencias. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.