Mediat spanjolle zbulojnë prapaskenat për mos vazhdimin e kontratës nga Messi dhe arsyen pse argjentinasi nuk pranoi rinovimin

04 Korrik 2020

Lionel Messi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Barcelonën, pasi kjo aktualja i skadon në verën e vitit 2021.

Falë këtij lajmi të zbuluar nga mediat spanjolle, shumë skuadra kanë filluar të ëndërrojnë për transferimin e argjentinasit.

E përditshmja spanjolle AS ka zbuluar prapaskenat që kanë quar në refuzimin e Messit për kontratën e re.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Paraprakisht palët kishin arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023 me kushtet e njëjta të të ardhurave për argjentinasin.

Por ka qenë vet kapiteni i Barcelonës që ka refuzuar vazhdimin e kontratës dhe për këtë ka një arsyeje të madhe.

Dëshira e Messit gjithmonë ka qenë të përfundojë karrierën te Barcelona, por ai ka probleme të mëdha me drejtuesit e klubit dhe presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Lionel Messi. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

33-vjeçari po pret se çfarë do të ndodh me zgjedhjet në klubin e Barcelonës para se ta marrë vendimin përfundimtar.

Gjithnjë sipas ‘AS’, nëse largohet Bartomeu nge skuadra dhe trajneri Quique Setien, atëherë Messi mund të vazhdoj qëndrimin te Barcelona deri në përfundim të karrierës.

Kontrata aktuale e Messit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2021 dhe ajo ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2017.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Nga ana tjetër për të vazhduar me Barcelonën kontratën, Messi ka kërkuar që të bëhen transferime të mëdha si ai i Neymar, Lautaro Martinez apo lojtarë të tjerë në mënyrë që klubi të konkurrojë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi deri në vitin e ardhshëm shumë gjëra mund të ndryshojnë, por tifozët e Barcelonës vazhdojnë të besojnë se Messi do të mbetet në Camp Nou deri në përfundim të karrierës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com