Megjithatë, Kessie dhe Bakayoko rrezikojnë dënimin

18 Prill 2019

Dyshja e Milanit, Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko ende mund të dënohen pasi që FIGC do t’i referojë ata në Gjykatën e Federatës Kombëtare.

Sipas gazetës Tuttosport, prokurori i FIGC-it Giuseppe Pecoraro ka mbyllur hetimet e tij ndaj dyshes Kessie dhe Bakayoko.

Megjithatë, gazeta paralajmëron se ata dy përballen me Gjykatën Federale për sjelljen e tyre pas fitores 1-0 të Milanit kundër Lazios, që i pa ata të ngritin fanellën e Francesco Acerbit sikurse një trofe.

Lexo po ashtu: Kessie dhe Bakayoko i shpëtojnë dënimit, por jo Igli Tare

Kjo i lë ata të prekshëm jo vetëm për një gjobë të rëndë, por edhe për ndalim loje për disa ndeshje.

Kessie dhe Bakayoko duke provokuar Acerbin pas fitores (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Tuttosport shton se Rossonerët kanë mbetur të “inatosur” nga FIGC për trajtimin e çështjes pasi presidenti Gabriele Gravina bëri thirrje që dyshja të dënohet .

Momentalisht, Kessie dhe Bakayoko janë në dispozicion për udhëtimin e Milanit në Parma në Serie A të shtunën, por sot (e enjte) dhe gjatë të premtes mund të kemi ndonjë vendim të ri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan