Mehmedi shënon gol të mrekullueshëm në fitoren e Wolfsburgut

19 Shtator 2019

Admir Mehmedi po kalon nëpër një formë fantastike.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren e Wolfsburgut në Ligën e Evropës.

Ekipi gjerman ka shënuar fitore para adhuruesve të vet 3-1 ndaj ekipit ukrainas Oleksandriya.

Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur sulmuesi shqiptar realizoi një gol fantastik brenda zonës së rreptësisë për 2-0.

24′, Admir #Mehmedi makes it two with a fantastic strike! 🤜#WOBFCO #VfLWolfsburg | 2-0 pic.twitter.com/Q2wfWz7z7w

— VfL Wolfsburg EN (@VfLWolfsburg_EN) September 19, 2019

28-vjeçari nuk u ndal vetëm me golin, pasi në minutën e 67-të asistoi për Brekalon që shënoi për 3-1.

Wolfsburg pas xhiros së parë në Grupin I mban pozitën e parë në tabelë me tri pikë sa ka edhe Gent. /Telegrafi/

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/09/k952.mp4

Do you know Mehmedi? pic.twitter.com/P0udw6JuRB

— Tentakelhirsch (@Weltraumhirsch) September 19, 2019

www.telegrafi.com