Melissas i vjen keq për Wayne Rooney

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
30 Prill 2018 16:20

Melissa Debling, vazhdon të jetë e zemëruar me Jose Mourinhon, për shkak se portugezi largoi nga “Old Trafford”, kapitenin legjendar, Wayne Rooney. Pornostarja u shpall tifozja më seksi e “Tre luanëve” në Europianin 2012-të. Përveç kësaj, ajo ka një simpati të veçantë edhe për Manchester United. Ish-skuadrën e sulmuesit britanik, që momentalisht luan me Evertonin dhe u dorëhoq nga kombëtarja.

Biondia seksi ka shprehur keqardhje që Rooney nuk do të jetë në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi, më 14 qershor 2018. Shpesh herë bukuroshja pushton tablodiët britanikë dhe jo vetëm me deklaratat dhe fotot shpërthyese që poston. /EDS/

2 mln ndjekës në Instagram, bukuroshja i feston me një foto 'hot'

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 21:06

Llogaria e saj n Instagram ka arritur dy milionë ndjekës dhe Cristina Buccino (e cila është përfolur për një flirt me Vierin dhe Borriellon, por ajo i ka mohuar këto thashetheme dhe në 2016 u përfol për një lidhje me Ronaldon). Ajo ka publikuar një foto mjaft provokuese në rrjetet sociale duke u dukur më seksi se asnjëherë. Përmes kësaj fotoje ajo ka dashur të përshëndesë ndjekësit e saj në Instagram ku shkroi: "Dy milionë falënderime për të gjithë ju". Zbuloni fotot e saj më të mira në galerinë tone. /EDS/

***************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

 

Georgina flet për të ardhmen, tregon sekretin e fizikut të saj

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Maj 2018 17:12

Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos, ka treguar disa detaje interesante nga jeta e saj. Bukuroshja spanjollo-argjentinase ka folur edhe për planet e të ardhmes dhe fizikun e saj seksi. Në një intervistë të dhënë për revistën Glamour", 23-vjeçarja ka rrëfyer dia gjëra tejet interesante rreth vetës së saj dhe ardhjes në jetë të vajzës që ka me yllin portugez, Alana Martina.

"Është një dashuri e madhe, e fortë, e pastër dhe pa kushte, më e madhja në univers. Një ndjesi unike, një motiv për të luftuar me më shumë dëshirë dhe me një motiv suprem. Çdo gjë që bëj, e bëj duke menduar për fëmijët e mi"- tha ajo. Më tej Georgina shtoi se fëmijët e saj dëshiron që të rritën me dashuri, të arsimuar, me vlera dhe t'a duan sportin.

Përsa i përket fizikut të saj tejet seksi, partnerja e pesë herë triumfuesit të "Topit të Artë" theksoi se nuk është marrë kurrë me sport dhe se nuk ka bërë palestër më parë, por e ka falë natyrës dhe baletit.

"Jam marrë me balet që në vegjëli. Për 15 vite kam kërcyer dhe ndaj kam këtë trup që kam".

Georgina pohoi se tani pas lindjes më shumë ushtrohet për muskujt e barkut dhe fundshpinën.

"Një modele duhet t'i ketë të gjitha. Të jetë e gjatë, e bukur, fotozhenike, simpatike, e aftë për të komunikuar me të tjerët, të dijë t'a transmetojë të gjithë këtë karizmë që ka ka, e fortë për të duruar çdo lloj situatë, të punojë fort dhe të jetë hyjnore gjithmonë"- tha argjentinesja.

E pyetur rreth së ardhmes, ajo  theksoi se dëshiron të vazhdojë të stërvitet fort që të mbajë trupin në formë dhe më tej do të krijojë kompaninë e saj. /EDS/

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Wen, kinezja simpatike që mahniti Fassonen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Maj 2018 12:16

Inter po feston për sigurimin e një vendi në Champions League për sezonin tjetër, ndërsa Milan i gëzohet një marrëveshjeje të re financiare. Gjigantët kuqezinj kanë nënshkruar një kontratë të re me grupin kinez Zicheng Enterprise Group Investment, për të rikthyer klubin aty ku i takon. Grupi kinez në fjalë, kishte dërguar në Milano përfaqësuesen e tyre, Wen Xiaoting, e cila nuk shpëtoi pa u komentuar nga mediat italiane për prezencën e saj simpatike.

Wen, është vajza e presidentit të grupit që ka në pronësi ekipin kinez të futbollit, Guizhou Hengfeng. Me një prezencë tejet tërheqëse, bukuroshja duket që mahniti edhe Marco Fassonen, i cili nuk ia ndante sytë gjatë momentit që ajo po fliste. Mbase, Wen do të jetë një ogur i mirë për milanistët që të mund të arrijnë objektivat e caktuar. Pasi sezonin e ardhshëm mund t'i gëzohen vetëm pjesëmarrjes në Europa League. Megjithatë, gara do të jetë e fortë edhe në Serie A, por mbetet të shohim nëse Gattuso do të riktheje ekipin aty ku i takon. /EDS/

***************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Gjashtë motrat më simpatike të futbollistëve

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Maj 2018 10:51

Jemi mësuar që të shohim gjithnjë partneret e futbollistëve apo tifozet seksi që shfaqen me fanellën e ekipit të tyre të preferuar në stadium. Mirëpo, përveç parave, famës dhe grave të bukura që kanë, fati u ka rezervuar edhe motra të bukura profesionistëve të futbollit. Në fotogalerinë e mësipërme kemi zgjedhur gjashtë prej motrave më simpatike të futbollistëve më të njohur në botë. Mes tyre bëjnë pjesë, motra e sulmuesit të Chelseas, Marta Abril (Alvaro Moratës), Rafaella e Neymar, Katia Aveiro e Cristiano Ronaldos, Gabrieli Emboaba e ish-mesfushorit të Inter, Oscar, Ambar e Arturo Vidal dhe Ana Silvia Hernández Balcázar e ish-ylli të Manchester United dhe Real Madrid, Chicharito Hernández. /EDS/