Mema: Duam fitoren në derbi, por e shohim si ndeshjen e radhës

29 Nëntor 2018

Trajneri i Tiranës Ardian Mema e quan derbin e kryeqytetit një ndeshje të radhës. Tekniku i bardhebluve shpreson që skuadra e tij këtë herë të kënaqë edhe me lojë, ndërkohë që në sfidat e mëparshme më shumë spektakël kanë dhuruar tifozët.

“Në momentin që erdha kërkoja Partizanin përballë pasi doja t’u jepja mesazh lojtarëve pasi preferoj ndeshje të forta siç është derbi dhe kanë histori të gjatë. Gjithsesi kjo përcjell mesazh dhe vetë në karakterin tim edhe kur isha futbollist doja ndeshjet e forta dhe t’ia dilnim mbarë. Çdo gjë varet nga futbollistët dhe nga unë pasi duhet përgatitur ndeshja dhe duke qenë derbi, unë me lojtarët po them që e konsiderojmë ndeshje radhe. Ka rëndësinë e vet por secili duhet të bëjë detyrat si në çdo ndeshje. Vetë ambienti dhe historia e këtyre ndeshjeve e karikojnë skuadrën. 3 pikët janë njëlloj si me Partizanin si me ekipet e tjera.”, tha ai në konferencën për shtyp para takimit.

Mema kërkon tifozët në stadium, për ta bërë më të bukur këtë sfidë. “Pa tifozë nuk ka. Të them te drejtën u bënë vite se që nga momenti kur lash futbollin ka qenë një pjesë e shikimit nga stadiumi dhe ka qenë një spektakël që nuk e kemi shijuar kur kemi luajtur vetë. Më shumë ka pasur spektakël në shkallët e stadiumit dhe më bukur kanë lozur tifozët sesa futbollistët. Këtë ndeshje shpresoj të jetë spektakli në fushë.”

Tekniku shtoi se e dëshiron shumë fitoren ën derbi.

“Çdo trajner do që ekipi të luajë mirë. Ekipi ka pasur ndeshje të mira por jo të mjaftueshme. Unë pres fitore pasi u bë kohë e gjatë pa fituar dhe kjo na ka munduar. Do të jetë kënaqësi nëse fitojmë nesër. Dëshira për të fituar është normale, por janë 3 rezultate. Nuk mund të parashikoj sa del ndeshja. Një trajner i përgatit ekipin në mënyrë subjektive se si e sheh futbollin ai dhe kjo është në nivel parashikim që vulos për një lojtar apo një tjetër lojtar.

Në futbollin e sotëm duhet analizuar mirë pasi një lojtar mund të ketë taktikë individuale por sot duhet të funksionojë krejt reparti pas këto e bëjnë diferencën. Ndoshta në një moment të dytë, mund të shohim për futbollistë të tjerë që po i shohim. Nuk është presion për lojtarët që kam por duhet konkurrencë që të meritojnë fanellën. Nuk ua jep Ardian Mema por e fitojnë vetë”, përfundoi Mema.

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan