Mema ishte i shkarkuar në sytë e Halilit, veto e Mukës dhe kontrata e mbajtën te Tirana

09 Tetor 2019

Historinë e bën ai që e shkruan, fakt është që presidenti Halili dhe stafi drejtues konfirmuan Ardian Memën në krye të Tiranës, por ky është fundi i lumtur i një negociate të gjatë të nisur fill pas barazimit 2-2 në Vlorë. 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit kishin bindur presidentin e bardhebluve se kishte ardhur momenti për të ndryshuar trajner, dukej e vetmja zgjidhje për ti dhënë ekipit impulse të reja. Këtë herë nuk ishte aq e lehtë, si ka ndodhur shpesh në të shkuarën, pasi Mema ishte nën kontratë të rregullt dhe shkarkimi i tij do të kishte një kosto të madhe financiare.

Mema

Halili çuditërisht u gjet i vetëm në këtë vendim pasi si stafi drejtues, ashtu dhe njerëzit afër tij, si Devi Muka, ishin kundër këtij vendimi. Mema kishte me vete edhe lojtarët, të gjithë këto faktorë bënë që presidenti Halili të tërhiqet nga vendimi i tij. Halili priti deri në fund një dorëheqje nga vet trajneri por kjo dorëheqje nuk erdhi kurrë pasi Mema nuk kishte arsye pse të merrte një vendim të tillë, fundja ekipi ishte ende në garë dhe nuk kishte dalë nga objektivat.

2. Mema Kthehet Ne Kupe, Tiranen E Kane Penalizuar

Situata duket e normalizuar pas zhumws dhe aludimeve, Mema ka nisur punën me grupin për të rikthyer sa më shpejt Tiranën në krye të klasifikimit. Presidenti ka lënë të qetë trajnerin të punojë në këtë pauz të kampionatin por sigurisht as këtë herë nuk kanë munguar ultimatumet, kërkohen menjëherë dy fitore radhazi, në të kundërshtar Halili nuk do të mendohet më dy herë.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com