Mema nuk humb kohë, nis punën te Tirana

Mema nuk humb kohë, nis punën te Tirana

Ardian Mema nuk ka humbur kohë dhe nisi menjëherë nga puna te Tirana. Presidenti Refik Halili u shpreh në një konferencë për shtyp se prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet të shtunën, megjithatë Mema nuk ka humbur kohë, por ka nisur direkt nga puna për t’u njohur me problematikat e skuadrës. Ish-ndihmësi i Ilir Dajës, rikthehet te bardheblutë ku ka arritur suksest më të mëdha si futbollist, ndërsa ka drejtuar edhe ekipet e moshave.

Në fushën stërvitore “Skënder Halili”, 46-vjeçari u prezantua me futbollistët dhe nisi nga puna për të përgatitur ndeshjen e radhës. Interesant është fakti se Mama do të përballet që në start me Flamurtarin dhe Ilir Dajën, kolegun e tij deri dy ditë më parë. Nuk dihet ende kush do të jetë ndihësmi i Memës, por e sigurt është se Emanuel Egbo do të vazhdojë të jetë trajneri i portierëve.

Tirana ka grumbulluar 8 pikë në 8 ndeshjet e para dhe e shikon veten në zonën e ftohtë në klasifikim, por sërish ambiciet janë për pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane. Mbetet të shihet nëse Mema do t’i arrijë objektivat, por fakti që e njeh mjaft mirë ambientin bardheblu është një plus i madh për të. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.