Menaxheri i Rashicës tregon çmimin që po kërkon Werderi për yllin e Kosovës

21 Mars 2020

Milot Rashica mund të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli nga Kosova ka pasur paraqitje shumë të mira individuale, por që klubi i tij nuk po kalon momente të mira.

Werder Bremen rrezikon rënien në Bundesliga 2, ndërsajanë duke kaluar edhe nëpër një krizë financiare.

Shpërthimi i pandemisë coronavirus e ka futur në krizë edhe më të madhe skuadrën e njohur gjermane.

Shitja e Milot Rashicës në verë mund ta nxjerrë Werderin nga kriza, pasi bëhet fjalë për një shumë prej 38 milionë euro.

Altin Lala

Këtë e ka konfirmuar agjenti i Rashicës, Altin Lala që ka thënë se çmimi i largimit të Milotit është 38 milionë për skuadrat jashta Gjermanisë.

“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare”.

“Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro”, ka thënë Lala.

Gjithsesi skuadrat gjermane që e duan Rashicën duhet të ulen në bisedime me Werderin, me klubin që synon të fitojë edhe më shumë nga shitja e vushtrriasit brenda territorit gjerman.

Southampton, Crystal Palace, Liverpool, Newcastle United, Benfica, Borussia Dortmund e RB Leipzig janë skuadrat që kanë shprehur interesim për reprezentuesin kosovar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan