Menaxheri i yllit të Juventusit zbarkon në Torino, do të takohet me drejtuesit

15 Shtator 2020

E ardhmja e Paulo Dibalës te Juventusi mund të mbyllet brenda këtyre ditëve. Menaxheri I tij Horge Antun ka mbërritur në Torino për t’u takuar me drejtuesit bardhezinj rreth çështjes së rinovimit të kontratës së sulmuesit argjentinas.

Prej kohësh është përfolur se “La Joya” do të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Stadium”, por çështja e pagës e ka stepur lojtarin të mos hedhë direkt firmën mbi kontratë.

Megjithatë, lidhja e Dibalës me Juventusin është forcuar shumë gjë sezonit të fundit dhe lojtari është projektuar si lideri i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com