Menaxheri Jorge Mendes planifikon ta bëjë Wolverhamptonin forcë të Ligës Premier dhe Evropës – gjashtë yje të futbollit drejt Ujqërve

21 Maj 2019

Kur Manchester City po feston te trofetë e fituar në Angli, një klub po punon që të kthehet në forcë në këtë vend. 

Pasi City tashmë e ka të garantuar një vend në Evropë pasi e ka fituar titullin, vendi i tyre i fituar nga Kupa për Ligën e Evropës, ka kaluar në ekipin që e ka mbyllur në vendin e shtatë – Wolverhampton Wanderers.

Sezoni 2018/19 ishte i jashtëzakonshëm për Wolves, që sapo ishte promovuar në elitë.

Wolverhampton . (Photo by David Rogers/Getty Images)

Të udhëhequr nga Nuno Espirito Santo, Wolves e morën me plot meritë emrin si ekipi “më i miri i pjesës tjetër”.

Lexo po ashtu: Wolverhamptoni pati një sezon fantastik, e eliminoi Liverpoolin nga Kupa FA, e mposhti Chelsean e Unitedin – por nuk përbënte lajm për media

Por një njeri tjetër është ai që merita të mëdha po ashtu për këtë sukses të Ujqërve: Jorge Mendes.

Super agjenti portugez ka punuar si një këshilltar jozyrtar i Wolves, pasi që Espirito Santo dhe shumë klientë të Mendes shkuan në këtë klub.

Rui Patricio, Joao Moutinho dhe Diogo Jota, pastaj edhe Ruben Neves, Helder Costa dhe Ivan Cavaleiro, janë klientë të Mendes.

Por cilët janë emrat që pëlqehen dhe mund të vijnë te klubi anglez.

Andre Silva

Sulmuesi portugez ka shënuar 11 gola në 40 ndeshje për Sevillan këtë sezon, por duket se nuk po ndjehet mirë.

Ai është në pronësi të Milanit, ndërsa për Portugalinë ka shënuar 15 gola dhe 33 ndeshje.

Renato Sanches

Tri vite te Bayern Munich, siç duket ka ardhur koha për Sanches të largohet.

Këtë sezon ai i ka zhvilluar 17 ndeshje si statues ku në 13 është zëvendësuar.

Andre Gomes

Vetëm një vit është në Ligën Premier, por ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Andre Gomes është nën pronësi të Barcelonës.

Ruben Dias

Një pozicion ku Wolves kanë nevojë të përforcohen, pasi në klub ka vetëm tre qendërmbrojtës me Willy Boly, Conor Coady e Ryan Bennett.

Ruben Dias i Benfica është prej më të mirëve në qarkullim.

Benfica për të kërkon 52 milionë euro dhe ka interesim nga Manchester United dhe Atletico Madrid.

 Wallace

Një tjetër qendërmbrojtës që është klient i Mendes është mbrojtësi i Lazios, Wallace.

24 vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje në Serie A.

Joao Felix

Joao Felix është emri i momenti në Evropë me klube si Manchester United, Liverpool, Juventus dhe Real Madrid, që interesohen.

Ai kushton mbi 100 milionë euro.

Ardhja e tij do të nxiste shumë interesim për klubin dhe me Mendesin agjent gjithçka mund të ndodh./Telegrafi/   

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan