Menduat se Mourinho e urren Pepin? Epo, kjo deklaratë i ndryshon të gjitha…

Jose Mourinho ka habitur në konferencën për shtyp para ndeshjes që do të luajnë sot në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup ndaj Tottenham. Tekniku portugez pranoi se rivali i tyre City, mund t’a fitojë kampionatin edhe vitin që vjen.

“Këtë sezon, në Premier League, shumë klube kanë bërë paraqitje shumë të mira, kanë pasur një sezon të mirë, ne, Tottenham dhe Liverpool. Por, ishte e pamundur pasi City ishte vërtetë shumë mirë dhe i qëndrueshëm, ku arriti të marrë një numër të madh pikësh, që na e bënë të pamundur titullin. Nëse ata grumbullojnë të njëjtin numër pikësh edhe sezonin që vjen, nëse marrin 90 pikë, atëherë do të jetë pothuajse e pamundur”- ka thënë Mou.

Nëse këto fjalë do ti kishte thënë një tjetër trajner i United, David Moyes, me siguri që drejtuesit do të kishin marrë masa për të. Por sinqeriteti i portugezit duket që i pëlqen.

Mourinho ka shpenzuar para te United dhe do të vazhdojë të shpenzojë edhe në merkaton e verës që të arrijë objektivat për sezonin e ardhshëm. Skuadra e tij renditet e dyta pas Manchester City-t me me 13 pikë diferencë ndërsa kanë 4 pikë më shumë se Liverpool i Jurgen Klopp që i ndjek pas.

I vetmi trofe për të cilin Unitedit i mbetet të luftojë këtë sezon është “FA Cup”, pasi garën për titullin e ka humbur prej disa javësh, gjithashtu u eliminua edhe nga Champions League. Ishte Sevilla që e mundi 1-2 në “Old Trafford” duke ia hequr të drejtën për të kaluar në raundin gjysmëfinal.

Tashmë, Mou duhet të përveshë mëngët mirë për të kaluar me sukses përballjen e sotme ndaj Tottenham në orën 18:15. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan