Mendy: Jam krenar dhe i nderuar që kam nënshkruar për klubin më të madh në botë

13 Qershor 2019

Nënshkrimi i fundit i Real Madridit, Ferland Mendy ka folur tashmë për gëzimin e tij pas transferimit në kryeqytetin spanjoll.

Mbrojtësi i majtë francez është transferuar te Reali nga Lyoni për 48 milionë euro, plus një pesë milion euro tjera bonuse.

Transferimi i tij u zyrtarizua të mërkurën mbrëma, ndërsa vetëm disa orë më vonë, francezi shkroi në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Ferland Mendy lojtar i Real Madridit

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që nënshkrova për klubin më të madh në botë dhe të bashkohem me një trajner të madh i cili do të më ndihmojë të përparoj”.

Un grand merci à l @OL !

Hala Madrid! @realmadrid 💪🏿 pic.twitter.com/ac6nm6cCtB

— Ferland Mendy (@ferland_mendy) June 12, 2019

“Dëshiroj ta falënderoj Lyonin dhe presidentin e klubit, stafin, tifozët dhe shokët e ekipit për këto dy vitet e fundit, ju uroj të gjithëve më të mirët”.

“Nuk mund ta harroj as familjen time, as të gjithë trajnerët dhe të gjithë ata që më ndihmuan në këtë udhëtim”, ka shkruar Mendy. /Telegrafi/

www.telegrafi.com