Mënyra më e mirë për të trajtuar migrenën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Dhjetor 2017 16:49
Si të parandaloni dhimbjet e tepërta të migrenës

Vuani nga migrena? Natyrisht të gjithë ju që vuani nga një sëmundje e tillë askush nuk mund t’ua kuptojë dhembjen që ju shkakton përveç atyre që e vuajnë vetë.

Simptomat e migrenës janë të njohura tashmë, të vjella dhe dhimbje tmerrësisht në një pjesë të kokës dhe në moment që vjen është vështirë ta ndalosh me ilaçe.  

Mirëpo, duhet të dini se si ta parandaloni ose në momentin që ju kap si të veproni.

Trajtimi i migrenës ka për qëllim lehtësimin e simptomave dhe parandalimin e sulmeve shtesë.

Së pari sapo të ndjeni dhimbjen që dhe marrje mendsh duhet menjëherë të shtriheni dhe të uleni në një dhomë të qetë dhe të errët. Pasi drita e përkeqëson dhimbjen akoma më shumë.

Së dyti është mirë që në të tilla raste të vendosni në kokë ose qafë fasha të ftohta të lagura me ujë.

Së treti medikamentet e tilla si Ibuprofen, Advil apo Migretil të rekomanduar në masë nga doktori por edhe aspirina janë të mira për të qetësuar sadopak dhimbje.

Përveç këtyre është mirë edhe qëndrimi në një ambient me ajër të pastër dhe të gjelbëruar. Këshillohet joga dhe meditimi për të gjithë ata që vuajnë shpesh nga kjo sëmundje. Dy ndër mënyrat më të mira për të bërë një jetë më të qetë me migrenën. E cila natyrisht do të vijë më rrallë.

Doni të ndiheni të bukura? Kujdesuni për flokun tuaj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 17:09
Këshilla si të keni flokë të shëndetshëm

Flokët e gjata dhe të shëndetshme janë pjesa më e rëndësishme e bukurisë së një femre. Gjithmonë femrat me flokë të gjata dhe plot shkëlqim kanë tërhequr vëmendjen e meshkujve dhe jo vetëm. Ndaj edhe në ditët e sotme, shumë femra mundohen me maska të ndryshme që të rrisin flokët apo vendosin ekstejshen. Mirëpo, për të pasur një flok të gjatë dhe të shëndetshëm duhet që t'a trajtosh. Të kujdesësh për flokun tënd është një mënyrë e mirë që të ndihesh mirë edhe me veten tënde. Femrat vuajnë me flokët e tyre, pasi ato rriten më ngadalë se meshkujve, për këtë tregojnë më shumë kujdes dhe vëmendje.

Secili prej nesh ka 100 000 mijë fije floku mesatarisht dhe rriten afërsisht 12 cm në vit.

Për të pasur flokë të shëndetshme dhe të bukura duhet që të kujdeseni për to në këtë mënyrë:

- Mos i kapni gërshet flokët kur ende i keni të lagura nga dushi apo në plazh

- Mos përdorni shumë bojëra, mundohuni t'i shmagni dekolorantët pasi janë tepër të dëmshëm për flokun tuaj

- Prisni rregullisht flokët e dëmtuar, pasi mund t'ju parandalojnë rritejn

- Masazhoni lëkurën e kokës ( është një formë shumë e mirë për ushqyerjen e rrënjëve)

- Mundohuni të mos i lani shpesh, pasi i dëmtoni dhe do t'ju bien

- Përdorni kremra, maska dhe balsam, nëse dëshironi që t'i keni të shëndetshme dhe të buta. Nëse i trajtoni flokët do të shikoni ndryshime të mëdha në vijim, pasi floku fillon të ushqehet dhe të rritet më i shëndetshëm dhe i shndritshëm.

- Mos i krihni kur i keni të lagura dhe mos i pjastroni shpesh, përndryshe përdorni spraj që e mbron flokun nga nxehtësia.

- Para dhe pas dushit është mirë që të lyeni majat me kristalin /EDS/

Dhimbja e qafës dhe faktorët që e shkaktojnë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
19 Prill 2018 16:32
Si t'a parandaloni

Vuani shpesh nga dhimbja e qafës dhe nuk dini se si t'a largoni? Ka gjithmonë disa mënyra përveçse medikamenteve që iu ndihmojnë të qetësoheni pas një dhimbjeje që po iu mundon shumë. Dhimbja e qafës vjen si pasojë e pozicionit të papërshtatshëm të qëndrimit në këmbë apo ulur qofshi. Mbajtja e takave apo dhe pozicioni ulur në karrige para kompjuterit janë faktorët kryesorë që ua shtojnë dhimbjen e muskujve të qafës.

Ju ndodh që të ndiheni të bllokuar nga të dy anët dhe nuk ju duket sikur nuk arrini dot të lëvizni dot. Kur keni qafen e ngrirë, dhimbja është edhe më e madhe. Zakonisht kjo dhimbje vjen si pasojë e një kontraktimi apo nervozimi. Madje, qëndrimi i tepërt në kompjuter ka bërë muskujt e qafës të bllokohen për shkak të pozicionit që ju mbani dhe dhimbja sa vjen dhe shtohet. Më pas jeni të detyruar që të pini qetësues, por kjo nuk është zgjidhja më e mirë. Për të evituar medikamentet është mirë që të bëni ushtrimet e duhura që do t'iu lirojnë dhimbjen.

Tjetër faktor që ndikon shumë tek dhimbja e qafës është artroza dhe hernia diskale. Muskujt nuk ushtrohen dhe mpihen, ndonjëherë ngrihen dhe doza e dhimbjes shtohet.

Si mund ta parandaloni?

"Shpatullar para dhe gjoksi jashtë" - është një shprehje që vlen akoma në ditët e sotme. Një qëndrim dhe pozicionim korrekt është gjithmonë në të mirë të qafës dhe shëndetit tuaj. Zgjidhni një karrige të përshtatshme në zyrën ku punoni. Këmbët duhet të qëndrojnë në dysheme ndërsa kurrizin mbështeteni në karrige.

Hiqni dorë nga përdorimi i telefonit gjatë kohës që qëndroni në krevat para se të flini, apo edhe kur jeni ulur në divan. Aparatët celularë janë shumë të dëmshëm jo vetëm për qafën por edhe për sytë. Pasi qëndrimi në telefon shkakton shumë dhimbje dhe ngrirje të muskujve të qafës që më pas iu bëjnë të ndiheni të bllokuar. Bëni ushtrimet që ju këshillojnë fizioterapistët gjatë momenteve të punës. Nëse punoni për një kohë të gjatë në kompjuter, është mirë që të bëni lëvizjet e duhura të qafës që të mos ndiheni të bllokuar.

Të tjera këshilla për të parandaluar dhimbjen e qafës

-Mos ngrini pesha

-Mos dilni nga shtëpia me kokë lagur

-Mos e ngarkoni njerën dorë me pesha dhe tjetrën ta lini lirshëm

-Merruni me sport

-Bëni ushtrimet që fizioterapistët ju kanë këshilluar

-Mbani pozicionin e duhur në PC

Faktorët që ndikojnë në dhimbjen e mesit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Prill 2018 15:48
Bëni kujdes, merrini parasysh këto këshilla!

Dhimbja e mesit sjell shqetësime të mëdha tek shumë njerëz, sidomos tek të moshuarit. Është e pamundur që të ndalohet, por ka mënyra që ndihmojnë në pakësimin e saj. Pikë së pari duhet të kujdeseni që të keni një jetë të shëndetshme dhe të mbani qëndrimin e duhur kur punoni në kompjuter apo kur mbani plaçka të rënda në duar.

Ka shumë faktorë që e shtojnë dozën e dhimbjes të mesit dhe shpinës për këtë duhet që të bëni kujdes.

- Sforcimi

Duhet të bëni kujdes me peshat e rënda dhe nëse bëni një punë të vahdueshme ngarkimesh përpiquni që të mbani qëndrimin dhe pozicionin e duhur. Përveç kësaj edhe lëvizjet e shpejta të mesit në rotacion apo përkulje ndikojnë te dhimbja apo tërheqja e muskujve.

- Ushtrimet e tepërta

Në rast se kryeni aktivitete sportive më shumë seç duhet dhe se sa mund të përballojë fiziku juaj do të u'a shtojnë dozën e dhimbjes dhe ndodh që të mos mundeni të lëvizni.

- Sporti

Një trup që nuk kryen aktivitet sportiv është i pirur që të ndihet i bllokuar dhe të ketë dhimbje të shpeshta të mesit. Sidomos për personat që punojnë më së shumti në kompjuter apo shoferët që qëndrojnë ulur shumicën e kohës.

- Puna e tepërt fizike

Duhet që të mos e rëndoni më shumë seç duhet fizikun tuaj, pasi puna e tepërt mbingarkon trurin dhe trupin tuaj. E gjithë ngarkesa kthehet në lodhje dhe për një kohë të gjatë do t'iu duhet të prisni që trupit t'i rikthehen energjitë e tij.

- Mbipesha

Mbipesha është një tjetër faktor që ndikon shumë në shëndetin tuaj, sidomos tek mesi, uljet apo ngritjet, lëvizjet që mund të bëni shpesh herë e kuptoni se iu japin dhembje dhe therje.

- Duhani

Konsumimi i cigares sipas mjekëve zvogëlon furnizimin me oksigjen të disqeve.

- Mosha

Meshkujt janë më të pirur të preken nga hernia diskale nga mosha 30 deri 50-vjeç, më shumë se sa femrat. /EDS/

Këshillat e duhura për t'u dobësuar pa dietë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Prill 2018 12:11
Si të keni një trup të shëndetshëm

Vera është shumë pranë dhe koha për vrap dhe palestër me siguri është e paktë për ju, por nga ana tjetër mendoni të mbani dietë. Mirëpo, për të hequr kilet që ju doni dhe të riktheheni në formën tuaj më të mirë duhet të mbani dietën e duhur. Disa njerëz janë me fat pasi kanë një metabolizëm që nuk u depoziton yndyrë në trup. Për këtë ata duhet të ndihen me fat ndaj gjenetikës por edhe mënyrës së jetesës. Mirëpo, ka gjithmonë mënyra se si mund të humbisni kilogramë pa pasur nevojë që të mbani dieta të "rrepta".

Pini sa më shumë ujë- Uji është një nga elementet më të rëndësishëm në jetën tonë dhe prania e tij në trupin tonë është po kaq thelbësor. Ndaj, pini ujë sa më shumë që të përshpejtoni metabolizmin tuaj dhe do të kuptoni se stomaku juaj nuk do të kërkojë për ushqim.

Mëngjesi- Duhet të hani një mëngjes të shëndetshëm pasi gjatë natës metabolizmi ngadalësohet. Një mëngjes i mirë me vezë do të ndikojë në dobësimin tuaj. Nëse dëshironi që të dobësoheni duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe jo të qëndroni pa ngrënë. Nëse qëndroni pa ngrënë nuk do të jetë aspak mirë për shëndetin tuaj, por gjithmonë ushqimet e duhura që nuk ndikojnë në peshën tuaj.

Është e këshillueshme që të hani sa më shpesh dhe nga pak, pasi kur ju qëndroni pa ngrënë, metabolizmi ngadalësohet dhe do të ndikojë në imunitetin tuaj. Nëse hani shpesh dhe mirë, metabolizmi fillon dhe rritet dhe do të ndiehni plot energji.

Sporti- Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për palestër, atëherë gjeni pak minuta për të bërë disa ushtrime në ambientet e shtëpisë, ose më e mira e mundshme do të ishte vrap i lehtë në natyrë. Aktiviteti fizik është çelësi i suksesit të një shëndeti të mirë. Jo më kot, sportistët janë jetëgjatë dhe duket sikur nuk plaken kurrë. Aktiviteti fizik ju ndihmon që të ndiheni më të lehtë dhe më të qetë edhe në mendjen tuaj. Sporti ka një dobi të veçantë në jetën e secilit prej nesh, ndaj gjeni gjithmonë kohë për t'u ushtruar pasi do të ndiheni totalisht ndryshe.

Kalciumi- Një tjetër element me rëndësi për përshpejtimin e metabolizmit është edhe marrja e përditshme e kalciumit. Nëse e merrni atë në masën e duhur, metabolizmi juaj do të jetë në gjendjen e duhur. Përveç kësaj, edhe gjumi ka një rëndësi tejet të madhe në shëndetin tuaj, hiqni dorë nga "party-t" e natës dhe filmat në orët e vona apo qëndrimi në telefon dhe flini mjaftueshëm gjumë sa trupi dhe mendja juaj të ndihen të relaksuar. Mjekët këshillojnë që të flini të paktën 7-8 orë në ditë që edhe metabolizmi të kryejë aktivitetin e tij. Ndiqni këto këshilla dhe do të ndiheni të rilindur brenda vetës, ashtu sikurse edhe trupi juaj. /EDS/