Merkato e re, dëshira të vjetra: Partizani bën gati goditjet

Partizani ende nuk e ka mbyllur kampionatin, por ka nisur të mendojë për merkaton. Në fakt çështja më e rëndësishme është pjesëmarrja në kupat e Evropës dhe nëse nuk mbetet në fuqi dënimi i Skënderbeut, do të jetë shumë e vështirë për të kuqtë për të garuar këtë verë në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që janë në listën e Partizanit për merkaton dhe dy prej tyre janë lojtarë që e njohin mjaft mirë kampionatin.

Sikurse shkruan gazeta “Panorama Sport”, të kuqtë kanë nisur bisedimet me Renato Arapin dhe Edon Hasanin. I pari luan si mbrojtës i majtë dhe si mbrojtës qendre. Për vite të tëra kampion me Skënderbeun, pjesë e Shkumbinit dhe e Besës, ndërkohë që para se t’i bashkohej skuadrës së Boluspor në Turqi veshi fanellën e Partizanit. Tashmë është lojtar i lirë dhe te Partizani e duan për krahun e majtë të mbrojtjes. E ardhmja e Kalarit dhe Kotobellit është në dyshim, ndaj duhet një përforcim. Arapai këtë sezon është aktivizuar me Boluspor në 29 ndeshje dhe vetëm njërën prej tyre se ka nisur nga minuta e parë. Edhe më parë emri i tij është lidhur me Partizanin.

E njëjta situatë edhe me Edon Hasanin. Mesfushori shkodran ishte në bisedime me të kuqtë në verë, por zgjodhi Vllazninë. Në janar ai u largua drejt Sepahan, klub me të cilin u nda para pak kohësh. Tashmë është lojtar i lirë dhe me Idriz Bathën që ende nuk ka pranuar rinovimin, mesfushori mund të bashkohet me të kuqtë, sigurisht nëse i bëhet oferta e duhur. 26-vjeçari në Iran luajti pak, teksa u aktivizua vetëm në 6 ndeshje dhe dy i nisi si titullar. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan