Merkato, te Milani ka zhvillime por interferon Lazio

Kalimi i mbrojtësit të Milanit, Gustavo Gomez, te Boca Juniors, duket më shumë se një telenovelë. Tratativat vijojnë prej muajsh, pse jo prej një viti, megjithatë, më në fund kuqezinjtë mund të fitojnë 6 milion euro plus përqindje nëse rishitet. Ndërkohë që ka bërë dhe vizitat mjekësore, teksa mungon vetëm njoftimi zyrtare. Po, mungon, sepse sipas asaj që zbulon Gianluca Di Marzio në faqen e tij, për momentin kjo marrëveshje mund të prishet.

Motivi? Sot Gustavo Gomez nuk është prezantuar zyrtarisht te Boca për shkak të një detaji në kontratë, ku ka pasur një mosmarrëveshje mes mbrojtësit paraguaian dhe klubit amerikano jugor. Por, ndërkohë që marrëveshja është drejt zgjidhjes, Lazio ka interferuar për të tërhequr mbrojtësin në Romë. Kështu që orët në vijim do të jenë vendimtare, aq më tepër që shoqëria kuqezi në këtë moment ka nevojë për para.

Kalinic – Kur tratativat mes Milan dhe Boca Juniors po shkojnë drejt zgjidhjes për Gustavo Gomez, një tjetër operacion ka nisur të zhvillohet mes kuqezinjve dhe Atletico Madrid për Nikola Kalinic.

Sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos Alfredo Pedulla, faktikisht, ka një akord total mes sulmuesit kroat dhe Atletico Madrid, ku janë diskutuar shifrat dhe kohëzgjatja e kontratës. Tre milion euro në sezon dhe një kontratë që vlen për tre vite, deri në fund të qershorit të vitit 2021.

Sapo Gameiro do të largohet nga Atletico, shitja e tij do të zyrtarizohet, ashtu si dhe blerja e re nga ana e kuqezinjve për Simone Zaza që do të afrohet në Milanello në formë huazimi me të drejtë blerjeje. E njëjta formula do të përdoret edhe për Kalinic. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan