Merr fund makthi, gol i shënuar dhe marrëdhënie fantastike me tifozët

Mesfushori i Kombëtares së Shpresave të Shqipërisë, Qazim Laçi, është njeriu i momentit. Lojtari që është në pronësi të Olympiacos-it po luan si i huazuar në ligën e dytë franceze me skuadrën e Ajaccios. Ai ishte i dëmtuar gjatë dhe mungoi dhe në ndeshjet e Shpresave kundër Sllovakisë. Një mungesë e madhe për trajnerin Alban Bushi, ashtu siç e shprehu dhe vetë tekniku i Shpresave. Në krahun tjetër, rikthimi i tij me ekipin e parë francez shkoi në mënyrë fantastike.

Dibrani hyri si zëvendësues në fushën e lojës. Trajneri i ekipit francez e aktivizoi Laçin në minutën e 70-të. Shqiptari arriti të hapte suksesin e ekipit të tij me golin e shënuar në minutën e 74-ët. Vetëm 4 minuta i mjaftuan në fushë futbollistit për t’u kthyer në protagonist. Ai ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me ekipin e Ajaccios. Laçi është aktivizuar vetëm 4 ndeshje si titullar, ndërsa 20 takime i ka ndjekur nga stoli. Shpresojmë që ky rikthim të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë e tij.

Laçi me shumë mundësi do të rikthehet sërish te Olympiacosi në fund të sezonit. 22-vjeçari nuk do të gjejë hapësira te skuadra greke e futbollit, prandaj do të mundohet të gjejë një ekip tjetër për vitin tjetër. Shqiptari nuk është ende në formën e tij maksimale, pasi i duhet më shumë kohë të rikthehet në formën e tij optimale.

“Nuk di ta përshkruaj saktësisht se si u ndjeva kur shënova gol. Nuk e prisja diçka të tillë në rikthimin tim. Ishte përrallore. E ndava gëzimin me shokët e skuadrës dhe gjithë skuadrën. Dua të falënderoj dhe fansat që më ndihmuan të kthehem më i fortë. Ishte një rrahje e fortë zemre kur dëgjova tifozët dhe hijeshinë e stadiumit”, – u shpreh ai për mediat franceze. Qëndrimi i tij te Ajaccio nuk është aspak i sigurt. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan