Mërzitet trajneri i Portugalisë: Boll me CR7!

Mërzitet trajneri i Portugalisë: Boll me CR7!

Edhe pse Portugalia është i vetmi ekip që është kualifikuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kombeve, vijohet që të flitet për mungesën e Cristiano Rolando-s. “Askush nuk duhet të ketë dyshime se fakti që Cristiano Ronaldo na mbështet dhe është gjithnjë me ne”, konfirmoi trajneri i Portugalisë Fernando Santos. “Mjafton që të shihni postimet që bën në rrjetet sociale para dhe pas çdo ndeshjeje, por tani duhet të ndaloni së foluri. Sepse nuk i bën mirë kombëtares, mendoj që do të ishte më mirë të nënvizonit sukseset tona”.

Portugalia nesër do të luajë kundër Polonisë në ndeshjen e fundit ën Grupin 3, ku pas gjashtë ndeshjesh ata janë të parët, duke lënë Italinë në vendin e dytë dhe polakët që tashmë janë në një kategori më poshtë. “Nuk ka ndeshje të kombëtares që nuk merren seriozisht. Jemi një ekip i fortë që mund të luajë në të njëjtin nivel me më të mirët. Nëse jemi ne kandidatët që mund të fitojmë Ligën e Kombeve? Jemi Portugalia dhe është normale që të jemi mes skuadrave potenciale për ta fituar. Nesër më pret një ndeshje e madhe para tifozëve tanë që do të mbushin stadiumin, na përket neve që të paguajmë vullnetin e tyre, impenjim dhe fitore”.

“Final Four” do të diskutohen në Oporto dhe Guimaraes, por për Fernando Santos-in është ende herët për të folur: “Nuk e di se si do të jemi deri në qershor, nuk jemi favoritë vetëm me një fazë finale, por është e qartë që i kemi letrat në rregull për të fituar”. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.