Mes lotëve dhe pikëllimit, i jepet lamtumira Florijana Ismailit

09 Korrik 2019

ZVICËR

Ceremonia e lamtumirës për Florijana Ismailin, futbollistes shqiptare të kombëtares së Zvicrës që humbi jetën dhjetë ditë më parë në liqenin Como në Itali, po zhvillohet në një sallë sportesh në Worben të Kantonit të  Bernës.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës kanë marrë pjesë mbi 500 persona, mes tyre familjarë, miq, kolege dhe sportdashës. Mes tyre janë edhe bashkëlojtaret e Florijanës, të cilat kanë veshur fanellat e klubit YB, në shenjë kujtimi për lojtaren e ndjerë, shkruan Albinfo.ch.

Janë mbajtur disa fjalë nga personalitete të ndryshme, nga familja dhe miqtë. Mes tjerëve një përfaqësues i federatës në fjalimin e tij lamtumirës theksoi: “Është e vështirë të gjenden fjalët për atë që ka ndodhur. Por, për Florijanën si njeri nuk është e vështirë: ajo ka qenë një vajzë e qeshur, tolerante, e gatshme për të ndihmuar. Ka qenë një shembull, model. Të dashur prindër, ju mund të jeni me të vërtetë krenarë me të”.

Ceremonia sipas ritit islam mbahet nën drejtimin e një imami, ndërsa vetë varrimi do të bëhet pastaj në praninë e një rrethi të ngushtë familjar.

jQuery(window).load(function() { jQuery(“.galery-slider”).flexslider({ animation: “fade”, controlNav: true, animationLoop: false, slideshow: true, }); });

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com