Mes rrezikut të dështimit dhe përralla e suksesit, historia e Berat Gjimshitit

20 Shkurt 2020

Berat Gjimshiti do donte të ishte në fushë dje (e mërkurë), por gjithsesi iu gëzua fitores 4-1 që Atalanta regjistroi kundër skuadrës së Valencia në takimin e parë për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare festonte 27-vjetorin, por një goditje e marrë në nxehje ia hoqi mundësinë të luante dhe t’i përjetonte të gjitha emocionet në fushë.

E gjithë historia në fakt kishte nisur më parë, më 11 dhjetor të vitit 2019, kur Atalanta ia doli të kalonte fazën e grupeve. Hera e parë në këtë fazë për klubin nga Bergamo, ndërkohë që Gjimshiti ka detyruar Blick të marrë rrugë për në Itali.

Lexo po ashtu: Mësohet arsyeja e mungesës së Berat Gjimshitit ndaj Valencias – shqiptari pësoi lëndimi pak para fillimit të ndeshjes

Zviceranët rikujtojnë natën e kualifikimit dhe shkruajnë për triumfin e një nate më parë: “Pas tri ndeshjeve të para me zero pikë dhe një golaverazh tejet negativ 2-11, bergamaskët ishin akoma në vendin e katërt të grupit të tyre. Kur heronjtë zbarkuan në Bergamo, në orën tre të mëngjesit, ata janë përshëndetur nga rreth 2000 tifozë euforikë. Një natë e lavdishme e asaj të premteje, që vijoi këtë mesjavë”.

Gazetat italiane, gjithashtu, festojnë me suksesin e ‘hirushes’ së tyre. ‘Aty ku milionat nuk janë mjaftueshëm, mbizotërojnë idetë”, – shkruan Corriere dello Sport. Një titull tjetër është: “Nata e mrekullive”. Kryetari i bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori, shkruan në Facebook: “Ju mendoni se përrallat nuk janë pjesë e botës reale, por futbolli ndonjëherë na jep disa mundësi. Atalanta historike!”.

Gjimshiti në duel me Paulo Dybala (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Gjithsesi Atalanta është një realitet për Beratin, i cili shprehet kështu:  “Unë kurrë nuk jam trajnuar aq shumë. Një mrekulli? Një përrallë? Ndoshta, për të gjithë të jashtmit, por jo për ne lojtarët. Unë kurrë nuk jam stërvitur aq shumë sa këtu. Ka seanca stërvitore ku unë vrapoj më shumë se tetë kilometra”. Kudo Gjimshiti përkëdhelet, sikurse shkruan Blick në reportazhin e bërë në Bergamo. Sigurisht në gjithë këtë përrallë nuk mund të mungojë një rol protagonisti për Gian Piero Gasperinin.

“Askush tjetër nuk ushtron një presion kaq të fortë në lojë si ne, në Serie A”, shprehet Gjimshiti, i cili është si një ore zvicerane dhe do të duhet të shkojë në kohën e duhur në datëlindjen e Papu Gomez.

Lexo po ashtu: Topat e rikuperuar në Serie A – Rrahmani lider, Gjimshiti në top 10

“Nëse nuk shkoj në orar, Remo do të jetë aty, më së shumti. Ne dy zviceranët jemi të vetmit, që tregohemi gjithmonë të përpiktë në raste të tilla…”, thotë 27-vjeçari, i cili pas festës i drejtohet “Città Alta”. Errësira ka nisur të bjerë dhe gjithçka është e bukur, sikurse karriera e mbrojtësit, që nuk e kishte menduar se do t’i ndodhte diçka e tillë”.

“Me siguri isha i zhgënjyer në kohën që nuk isha më i kërkuar, por trajneri mendoi se nuk po të jepja gjithçka për klubin”, thotë Gjimshiti, i larguar nga Zurichu prej ish-trajnerit Samy Hyppia.

Shqiptari ka shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Kisha luajtur disa ndeshje të dobëta, ose mbase ishte koha për diçka të re”. Ajo eksperiencë e re erdhi, por tek Atalanta gjërat nuk shkuan mirë. Fillimisht luajti tek Avellino dhe më pas te Benevento, në Serie B. U mendua se e kishte mbyllur gjithçka te klubi nga Bergamo.

“Mu tha se mund të largohesha nga klubi. Asokohe mund të kthehesha te Zurichu, por menaxheri im negocioi me klubet italiane. Edhe nga Rusia kisha një opsion”, tregon Gjimshiti, raporton abcnews.

Lexo po ashtu: Mediat italiane e ngritin në qiell Gjimshitin pas paraqitjes ndaj Cityt: Mbret i zonës së 16-shit

Një dëmtim tek Atalanta i ndryshoi gjërat dhe ai qëndroi. Tashmë është kthyer në një titullar të rregullt dhe kartoni i tij vlen 11 milionë franga. Valencia është rivali në Ligën e Kampionëve dhe tregon se njerëzit në Bergamo janë të kënaqur me atë që kanë bërë deri më tani.

“Njerëzit këtu nuk janë aq të çmendur për sukses maksimal sa kudo tjetër, ata janë tashmë të kënaqur me atë që kemi arritur. Gjithsesi ne gjithmonë duam më shumë, kjo është normale”, shprehet Gjimshiti, që mbrëmë e pa Atalantën e tij të fitonte 4-1 në “San Siro” dhe me shumë mundësi skuadra italiane do të mund ta luajë edhe një tjetër raund në Ligën e Kampionëve. As tifozi më fanatik nuk e kishte menduar këtë gjë, por ky është realiteti dhe Atalanta përrallore po shijohet çdo ditë e më shumë.

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan