Mesazh dashurie nga Low: Ozil në zemrën time

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, ka treguar se është shumë i zhgënjyer nga Mesut Ozil, i cili nuk është paraqitur në takimin e organizuar mes tyre. “Ozil nuk u paraqit në takim, kështu që ne duhet të pranojmë që ai nuk dëshiron të komunikojë me ne. Nuk i di as arsyet”, tha 50-vjeçari, i cili ishte i përzgjedhuri i Gjermanisë për të qenë i pranishëm në Nyon ku do të caktohej vendi që do të organizojë Kampionatin Europian të Futbollit të vitit 2024.

Gjermania u përzgjodh si vend organizator, por për trajnerin Low mungesa e Ozil ishte një zhgënjim për të. “Ishte diçka që e prisja, sidomos nga Ozil. Personalisht, jam i zhgënjyer sepse kemi punuar së bashku për një kohë kaq të gjatë. Natyrisht që do të kisha dashur shumë të bënim një bisedë personale”.

Low dhe menaxheri i kombëtares gjermane Oliver Bierhoff donin të përdornin vizitën e tyre në Londër, të cilën e kryen të dielën dhe të hënën, që të takonin dhe lojtarin e Arsenal-it Mesut Ozil për të folur nga afër. Ata e kishin bërë njoftimin e tyre për vizitën në klubin londinez, teksa Loë theksoi: “Natyrisht që dua të kem një mundësi të flas me Mesut Ozil-in, është akoma afër zemrës sime”. Low mandej u takua me portierin e Arsenal-it Bernd Leno, mbrojtësin Shkodran Mustafi dhe Per Mertesacker-in, trajnerin e të rinjve të “Topçinjve”. /EDS/

***************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan