Mesazhi i fundit që Hazard ua dërgoi shokëve të tij në Whatsapp – pas kësaj ai u largua menjëherë nga grupi dhe që atëherë nuk ka shkruar askush

18 Qershor 2019

Veprimi i fundit i Eden Hazard si lojtar i Chelseat ishte largimi nga chat i grupi të Whatsapp, pasi iu falënderua të gjithëve. 

Gjithkush ka grup në Whatsapp, mes miqve dhe familjarëve, të tillë janë edhe lojtarët.

Edhe te Chelsea ka një grup apo chat, ku janë të gjithë lojtarët. Personi i fundit që ka shkruar aty është ende Eden Hazard.

Eden Hazard (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Belgu i ka lënë Blutë për të kaluar e Real Madridi, para 11 ditëve. Sipas mbrojtësit Emerson Palmieri, fjalët e tij të largimit janë ende të fundit në grup.

Duke folur me ESPN Brazil, mbrojtësi tha: “Në grupin e WhatsApp, fjalët e fundit janë lamtumira e Hazardit”.

“Ai iu ka thënë lamtumirë djemve dhe kaq. Që atëherë, nuk ka asgjë. Ai dërgoi një “faleminderit, ju dua djema” dhe pastaj u pa që Eden Hazard u largua nga grupi”, tregoi Emerson.

Eden Hazard (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Thashë me të vërtet u largua”.

Hazard u bashkuar me Luka Jovic, Rodrygo, Eder Militao dhe Ferland Mendy te Los Blancos.

Që nga vitit 2015 te Chelsea ka një chat dhe ishte Patrick Bamford ai që e zbuloi se lojtarët e kishin grupin e tyre Whatsapp. /Telegrafi/

www.telegrafi.com