Mesazhi i fuqishëm i modeles Ratajkoswki për respektin ndaj femrës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Tetor 2018 14:58

Emily Ratajkoëski ka qenë gjithnjë shumë kritike ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Modelja është bërë pjesë e demonstratës kundër nominimit Brett Kavanaugh si kandidat për gjyqtar të Gjykatës Supreme të SHBA-së. 27-vjeçarja u arrestua nga autoritetet së bashku me aktoren Amy Schumer, e cila ishte pjesë e demonstratës. Pasi u lirua, ajo tregoi përvojën e saj përmes një statusi të gjatë publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

“Sot u arrestova gjatë protestës për emërimin e Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme, një njeri i akuzuar për sulme seksuale nga shumë femra. Meshkujt që i dëmtojnë gratë nuk mund të vendosen më në pozita të tilla me pushtet, kërkoj një qeveri që njeh, respekton dhe mbështet gratë po aq sa burrat”- ka shkruar Emily karshi fotos së saj të shkëputur nga momentet e protestës ku mbante në duar një pankartë në të cilën shkruhej: Respektoni ekzistencën femërore ose prisni për rezistencën tonë”. /EDS/

****************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike