Mesfushori dhe mbrojtësi largohen nga Interi, por jo nga Seria A. Menaxheri: Na i komunikuan ashpër

25 Shtator 2020

Antonio Kandreva do të jetë një lojtar i Sampdorias. Lajmi është konfirmuar ditën e djeshme pas akordit mes bardhebluve dhe Interit për shitjen e mesfushorit, i cili do të largohet kështu nga Milano pas katër sezonesh.

Interi do të arkëtojë 2,5 milionë euro, Kandrevën e pret një kontratë deri në 2024-ën dhe sot pritet të nisë stërvitjen me skuadrën e re.

Federiko Pastorelo, menaxheri i tij, ka nënvizuar dëshpërimin për sjelljen e Interit: “Si shkoi? Pyesni drejtorin sportiv të Sampit, Ostin”, shprehet duke u qeshur gazetarëve. “Antonio është shumë i motivuar për aventurën e re, edhe pse qartësisht ka qenë disi e ashpër mënyra se si iu komunikua largimi nga Interi. Pa krijuar polemika, kthejmë faqen”.

Vetë Kandreva ka dashur të përshëndesë tashmë ish-klubin e tij: “Krenar që kam dhënë gjithçka me fanellën zikaltër. Falënderoj tifozët për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë në këto vite… jam përpjekur t’i rikëmbej në fushë, gjithmonë. Ju përqafoj dhe ju uroj fat”.

GODIN – Ditë lamtumirash në ambientet zikaltër, ajo e djeshmja. Sepse së bashku me Kandrevën ka përshëndetur edhe Diego Godin.

Uruguaiani zbarkoi dje në aeroportin e Kaljarit dhe është gati të nisë aventurën me klubin e ri: “Ndihem i lumtur që ndodhem këtu”, është shprehur përpara se të hyjë në makinë i ndalur nga mikrofonat e mediave italiane.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan