Mesfushori i Kolumbisë pezullohet 5 ndeshje për gjestin racist

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Dhjetor 2017 17:12
Dënimi pas miqësores

FIFA ka marrë vendimin final për incidentin e ndeshjes miqësore midis Kolumbisë dhe Koresë së Jugut të luajtur muajin e kaluar.

Mesfushori kolumbian i Boca Juniors Edwin Cardona fyeu lojtarët koreano-jugorë duke bërë një gjest racist. Ai tërhoqi sytë duke i zgjatur për të imituar aziatikët.

Vendimi i institucionit më të lartë të futbollit e ndalon kolumbianin të marrë pjesë në 5 takimet miqësore që “Los Cafeteros” do të zhvillojnë në kuadër të përgatitjes përpara nisjes në Rusi në muajin qershor.

Por lajmi i mirë për Cardonan dhe kolumbianët është që ai do të jetë në gjendje të luajë në fazën finale të Botërorit “Rusi 2018”, pasi pezullimi prej 5 ndeshjesh skadon përpara fillimit të eventit.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike