Mesfushori i Kombëtares U21 bëhet me ekip të ri, qëndron në Zvicër

Mesfushori Taulant Seferi që është pjesë e Young Boys është huazuar sërish nga kampionët e Zvicrës, por këtë herë ai do të luajë për FC Winterthur. Pas një eksperience njëvjeçare te Wohlen në Challenge League (Kategoria e Dytë) në Zvicër, ku shfaqi një nivel të lartë duke shënuar 3 gola në 12 ndeshje, 21-vjeçari u rikthye sërish te Young Boys. Pas eksperiencës së fituar këtë edicion, drejtuesit e klubit sëbashku me menaxherin e tij Shkumbin Qormemetin vendosën për një tjetër huazim, por këtë herë në elitën e futbollit zviceran. Seferi është një lojtar i prespektivës dhe nga ai pritet shumë.

 

Our client @taulantseferi77 signed one year loan contract to @fcwinterthur_offiziell good luck champion#ssmagency#

A post shared by Shkumbin Qormemeti (@shkumbinqormemeti) on Jul 16, 2018 at 8:56am PDT

Mesfushori i lindur në Kumanovë në Maqedoni është pjesë e kombëtares shqiptare U-21 edhe pse më herët ka qenë pjesë të gjitha moshave të Maqedonisë. Kuqezinjtë e vlerësojnë shumë 21-vjeçarin dhe e shohin atë si një opsion mjaft të mirë për Kombëtaren A, megjithatë Seferi fillimisht duhet të tregojë veten te klubi i tij i ri. Fakti që drejtuesit e Young Boys nuk kanë preferuar ta shesin kartonin e mesfushorit, por ta japin me huazim tregon qartë se ata besojnë shumë tek ai. Seferi është bërë pjesë e klubit të Young Boys në vitin 2015 nga Rabotnički. Gjatë kësaj periudhe ai nuk ka patur shumë hapësirë për shkak edhe të moshës së re, ndaj klubi i tij ka menduar ta huazojë sërish. /EDS/

 

?

A post shared by Taulant Seferi (@taulantseferi77) on Jul 16, 2018 at 8:43am PDT

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan