Mesfushori i Real Madridit fotografohet në Liverpul, gati kalimi tek ekipi anglez

07 Shtator 2020

Hamez Rodrigez ka mbërritur në Liverpul për të kompletuar kalimin e tij tek Evertoni. Mesfushori i Real Madrid pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me ekipin anglez.

Rodrigez është fotografuar në Liverpul si dhe ka bërë foto me një tifoz. Kolumbiani nuk gjeti dot hapësira tek Real Madridi dhe u huazua tek Bajern Mynihu por edhe tek gjermanët nuk bindi.

Tashmë mesfushori është pranë një ribashkimi me Ançelotin, me trajnerin që e ka stërvitur si tek Reali ashtu edhe tek Bajerni.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com