Messi: Barca nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me mënyrën si luante

15 Maj 2020

Lionel Messi ka pranuar se Barcelona nuk ishte në nivelin e duhur para pezullimit të futbollit si pasojë e pandemisë coronavirus.

Ndërkohë që po i afrohemi rikthimit të kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampionëve, superylli argjentinas e ka komentuar formën e skuadrës së tij.

“Mund të ndodhë që pushimi të na shërbejë neve. Mirëpo, do të shohim nëse do të mund t’i vazhdojmë garat sërish dhe t’i tejkalojmë dyshimet. Do ta kontrollojmë nivelin në të cilin jemi dhe ku do të mund të arrijmë në momentin e rinisjes”.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Në ndeshjet e fundit para pushimit, ishte e qartë se paraqitja jonë nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar Ligën e Kampionëve. Asnjëherë nuk kam dyshuar te skuadra që jemi dhe kurrë nuk kam pasur dyshime se mund ta fitojmë secilën garë ku ndodhemi. Por, jo me mënyrën si po luanim”.

Lexo po ashtu: Messi me fjalë të mëdha për Lautaron: Është mbresëlënës dhe i kompletuar, ngjan me Suarezin

“Jam me fat që kam luajtur në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe e di se nuk është e mundur ta fitosh duke luajtur ashtu si luanim ne”, i ka thënë Messi gazetës spanjolle Sport. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com