Messi bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në La Liga për Barçën

09 Mars 2019

Ndeshja ndaj Rayo Vallecanos ka të veçantën e saj për Lionel Messin.

Me këtë rast argjentinasi bëhet lojtari i dytë në histori të Barcelonës për paraqitje në La Liga.

Messi tani numëron 443 paraqitje në kampionatin elitar spanjoll, një më shumë se Andres Iniesta, i cili u largua nga skuadra katalunase në vitin 2018 për të luajtur në Japoni.

Lionel Messi gjatë ndeshjes Real Mardid-Barcelona në Santiago Bernabeu (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në vendin e parë renditet Xavi Hernandez me 505 paraqitje, një numër që mund të arrihet lehtë nga Leo në rast se vazhdon të luajë për skuadrën spanjolle.

Në vendin e katër për më së shumti paraqitje në La Liga është Carles Puyol (392) dhe Migueli (391).

Lexo po ashtu: Barcelona ironizon me Modricin: Më lehtë është ta marrësh fanellën e Messit në dyqanin tonë

Messi në 442 ndeshje për Barcelonën ka arritur të shënojë 408 gola në La Liga.

Në sezonin 2018/19 deri më tani ka shënuar 22 gola, më shumë se çdo lojtar tjetër në Spanjë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com