Messi-Cristiano, çfarë super diference për titujt e fituar!

Pas fitimit të Copa del Rey në “Wanda Metropolitano”, diferenca për titujt të fituar e Lionel Messi-t kundër rivalit të tij Cristiano Ronaldo shkon në tetë. Rivaliteti mes yllit te Barçës dhe atij te Real Madridit është i madh dhe ka nisur në sezonin 2009-2010, kur ata u bënë pjesë e futbollit spanjoll.

Në 9 vitet futbollistike të fundit në La Liga, portugezi ka fituar 15 trofe me “Galaktikët”, ndërkohë që argjentinasi 23 të tillë me blaugranat. Aktualisht, si CR7 ashtu edhe “Pleshti” kanë shansin të fitojnë një tjetër titull, duke qenë se Barça ka nevojë vetëm për 3 pikë që të fitojë La Liga-n, kurse Reali do të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Cristiano Ronaldo ka mundësinë që të fitojë Champions-in e katërt të tijin me madrilenët dhe të tretin radhazi, por në fillim duhet që të kalojë pengesën Bayern Munchen.

Që kur portugezi erdhi në “Santiago Bernabeu” në verën e 2009 nga Manchester United, fitoi 15 tituj nga 36 të mundshëm. Dy herë e ka fituar La Liga-n (sezonet 2011-12 dhe 2016-17), ku ka realizuar 309 gola në 290 takime, me një mesatare 1.07 gola për ndeshje.

Në të njëjtën periudhë (2009-2017), “Pleshti” ka fituar 5 La Liga (2009-10, 2010-11, 2012-13, 2014-15 dhe 2015-16), pret të marrë të 6-in dhe gjithashtu ka realizuar më shumë gola se rivali i tij; 324 në 305 ndeshje (1,06 për ndeshje). /EDS/

 

Tituj të fituar

Cristiano Ronaldo

Champions: (2013-14; 2015-16; 2016-17),

La Liga (2011-12; 2016-17),

Copa del Rey: (2010-11; 2013-14)

Botërore Klubesh (2014; 2016; 2017)

Superkupa të Evropës (2014; 2016; 2017)

Superkupa të Spanjës (2012; 2017)

 

Lionel Messi

Champions (2010-11; 2014-15)

La Liga (2009-10; 2010-11; 2012-13; 2014-15; 2015-16)

Copa del Rey (2011-12; 2014-15; 2015-16; 2016-17; 2017-18)

Superkupa të Spanjës (2009-10; 2010-11; 2011-12; 2013-14; 2016-17)

Superkupa të Evropës (2009-10; 2011-12; 2015-16)

Botërore të Klubeve (2009-10; 2011-12; 2015-16)

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan