Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte te Real Madridi

09 Tetor 2019

Lionel Messi ka zbuluar se dëshironte që Cristiano Ronaldo të qëndronte te Real Madridi.

Dyshja për më shumë se një dekadë e kanë dominuar botën e futbollit në të gjitha garat dhe kanë shtyrë njëri tjetrin që të jenë më të mirët në historinë e këtij sporti.

Argjentinasi dhe portugezi kishin përballje të zjarrta në El Clascio, por edhe në garat tjera, derisa ky i fundit u largua në vitin 2018 nga Los Blnacos për të kaluar te Juventusi.

“Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte te Real Madridi”, ka thënë 32-vjeçari për RAC1. “Ai ishte një plus i madh në përballjet që i zhvillonim në El Clasico”.

Lexo po ashtu: Messi zbulon golin më të mirë, momentin më të keq në karrierë dhe vështirësitë në përballjet me klubet angleze

“Real Madridi do të vazhdojë të na rivalizojë, pasi kanë shumë lojtarë të mirë, por skuadra do ta ndjente humbjen e tij. Ata kanë shumë lojtarë të jashtëzakonshëm që luftojnë për çdo titull dhe kanë fituar shumë trofe së bashku”, ka shtuar më tej Messi.

Argjentinasi dhe Ronaldo kanë që të dy na pesë Topa të artë, mirëpo ylli i katalunasëve e ka shansin që ta fitojë edhe një në muajin dhjetor, për ta kaluar kështu portugezin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com