Messi është nominuar për çmimin ‘Puskas’ më shumë se çdo lojtar në histori

19 Gusht 2019

Është diçka tejet e bukur ta shohësh Lionel Messin të luajë futboll, por do të jetë diçka dëshpëruese pasi argjentinasi po shkon drejtë përfundimit të karrierës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë shumë tifozë për vete gjatë karrierës së tij, mirëpo ka pas një konkurrencë të fortë nga Cristiano Ronaldo për më shumë se një dekadë.

Shumë trajnerë, lojtarë dhe tifozë e konsiderojnë 32-vjeçari si më të mirin e të gjitha kohërave në futboll, e që kjo gjë mbështetet në statistikat e tij.

FIFA ka publikuar sot (19 gusht) listën e dhjetë të nominuarëve për golin më të mirë të shënuar në sezonin e kaluar, ndërsa Messi ka vendosur një rekord të ri.

Lexo po ashtu: Dhjetë lojtarët e nominuar për çmimin 'Puskas Award' – mungon CR7

Ylli i Barcelonës është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që nominohet më së shumti për çmimin ‘Puskas Awards’, me gjithsej shtatë herë.

Sulmuesi argjentinas është i nominuar për golin e shënuar ndaj Real Betisit në La Liga e që ishte një perlë e vërtetë.

1. vs. Valencia (2010)

2. vs. Arsenal (2011)

3. vs. Brazil (2012)

4. vs. Athletic Bilbao (2015)

5. vs. United States of America (2016)

6. vs. Nigeria (2018). /Telegrafi/

www.telegrafi.com